Prishtinë, 8 Gusht 2011 NOA – Rënia e një rimorkiatori të mbushur me dru të prerë, ka shkaktuar plagosjen e dy femrave duke bërë që të përfundojnë në spitalin e Prishtinës, ku mjekët thonë se gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.
Aksident trafiku ndodhi në rrugën Rimanisht –Besi në orën 09.00 të mëngjesit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Raportohet se në një drejtuesi Mashkull K/shqiptar
“Lëndime trupore kanë marr dy femra K/Shqiptare të cilat janë dërgua në QKU–Prishtinë. Plagosja e tyre ka ardhur kur dy viktimat kanë qenë në rimorkio të traktorit të mbushur me dru të cilët ranë në tokë”, - tha zyrtarisht policia lokale.
Mësohet se lidhur me ngjarjen, një burrë që drejtonte traktorin, u procedua penalisht në gjendje të lirë.
a.b/NOA