English

Vdekje tek Bjeshka e Vokshit në Deçan, e zë traktori në rrokullisje

Deçan, 8 Gusht 2011 NOA – Fund tragjik për një shqiptar në Deçan pasi teksa gjendej tek Bjeshka e Vokshit, traktori që drejtonte u përmbys dhe e zuri nën vete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se i ndjeri, duke shkuar me traktor në bjeshkën e Vokshit, traktori është rrokullisur dhe e ka zënë përfundi duke i shkaktua lëndime vdekjeprurëse. Për këtë shkak, viktima vdes në vend.

Policia tha se trupi i pajetë është sjellë nga familjarët në shtëpi. Ndërsa mjeku kujdestar ka qenë në shtëpinë e viktimës dhe ka konstatuar vdekjen.

a.b/NOA

KOMENTE