English

Asgjesohen 25 ton ushqime, Juka: 12 mijë kontrolle, cilësia problematike

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka asgjesuar 25 ton ushqime, të cilat ishin jashtë parametrave dhe si të tilla, ishin të dëmshme për konsumatorin. Kontrollet u kryen në stabilimentet e prodhimit dhe tregtimit të produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore, magazinat ushqimore, supermarkete, bare e restorante, sidomos në zonat turistike. “Gjatë periudhës qershor-korrik Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar 4 mijë kontrolle në 12 qarqe të Republikës, më shumë është fokusuar edhe në zonën turistike.

Në kuadër të këtij kontrolli janë vënë re disa të meta: produkte ushqimore pa etiketë në shqip, stabilimente të cilët nuk zbatojnë protokollet e luftës kundër dëmtuesve, subjekte që nuk kanë ndarë produktet ushqimore nga produktet industriale, subjekte që nuk administrojnë mirë produktin me mbetje teknologjike, subjekte që produktin e gatshëm e mbajnë në të njëjtën magazinë me produktin gjysmë të gatshëm dhe ambalazhin”, u shpreh Genc Juka, Drejtor i Përgjithshëm i AKU. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e 20 subjekteve deri në përmbushjen e detyrave të lëna për zbatim dhe ka vendosur gjoba për 18 biznese të tjera.

a.q/NOA

KOMENTE