Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bartja e numrit, Eagle Mobile: Jemi operatori më i preferuar
English

Bartja e numrit, Eagle Mobile: Jemi operatori më i preferuar

Tiranë, 9 Gusht 2011 NOA - Eagle Mobile tha sot se vazhdon të kryesojë ndjeshëm garën e shërbimit të Bartjes së Numrit (Mobile Number Portability). Që nga lançimi i këtij shërbimi në muajin Maj deri më tani afro 5 mijë abonentë kanë zgjedhur shërbimet e Eagle Mobile, duke mbajtur të pandryshuar numrin e tyre.

Katër muaj pas lançimit të Shërbimit të Bartjes së Numrit, Eagle Mobile deklaroi sot se rezulton të jetë operatori më i preferuar nga përdoruesit e këtij shërbimi, me një diferencë të theksuar prej mijëra abonentësh krahasuar me operatorët e tjerë që operojnë në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme.

Shërbimi i Bartjes së Numrit ka gjallëruar ndjeshëm konkurrencën në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, duke bërë që mijëra përdorues të telefonisë së lëvizshme të preferojnë shërbimet celulare të operatorit më atraktiv si në oferta ashtu edhe në cilësinë e shumëllojshmërinë e shërbimeve.

Eagle tha se shërbimet cilësore dhe ofertat atraktive të këtij operatori kanë bërë që shumë njerëz të mos hezitojnë në ndërrimin e Ofruesit të Shërbimeve Celulare pa ndryshuar numrin e tyre.

Eagle Mobile që në fillim ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol mjaft aktiv në rritjen e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, duke sjellë shërbime të reja dhe duke kërkuar vazhdimisht hapjen e rrugës për ofrimin shërbimeve mjaft të rëndësishme si teknologjinë 3G dhe Bartjes së Numrit për përdoruesin shqiptar. Eagle ka theksuar vazhdimisht se përfituesi kryesor i këtyre shërbimeve do të jenë vetë konsumatori shqiptar.

Eagle Mobile duke falënderuar të gjithë abonentët e rinj që preferuan të përfitojnë nga shërbimet e këtij operatori, mirëpret të gjithë ata që duan të mbajnë numrin e pandryshuar dhe u garanton këtyre përdoruesve se do gjejnë një botë plot ngjyra me shërbime dhe oferta mjaft të leverdisshme.

e.t/NOA

KOMENTE