Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Bota e Ndryshimit”, kush janë fituesit dhe projektet e tyre
English

“Bota e Ndryshimit”, kush janë fituesit dhe projektet e tyre

Fondacioni Vodafone Albania shpall fituesit e rinj për programin “Bota e Ndryshimit” për 2011/2012

Tiranë 9 Gusht 2011 NOA - Duke ndjekur eksperiencat dhe kontributet e gjeneruara nga fituesit e vitit të shkuar të programit “Bota e Ndryshimit”, së fundmi Fondacioni Vodafone Albania shpalli emrat e fituesve të sezonit të ri të këtij programi. Fituesit janë Eno Gace, Aida Bani, Blerina Shalari, Agron Hoxha dhe Darian Konomi . Fituesit pritet që të fillojnë zbatimin e nismave të tyre menjëherë pasi të kenë përfunduar trajnimin përkatës.

Programi "Bota e Ndryshimit" përfaqëson një mundësi unike për individët me pasion që të kontribuojnë me punën e tyre për të arritur rezultate në mbështetje të komuniteteve në nevojë. Programi i mundëson fituesve që të punojnë për një vit pranë një organizate të shoqërisë civile të zgjedhur prej vetë tyre dhe në krye të këtij viti të kenë lënë gjurmët e tyre duke sjellë një ndryshim me vlerë. Ky program që zhvillohet paralelisht në 22 vende të botës ku veprojnë fondacionet Vodafone, i drejtohet të gjithë individëve që besojnë se kanë pasionin, entuziazmin, përkushtimi dhe prirjen për të konceptuar dhe bërë të mundur sjelljen e një ndryshimi në përfitim të njerëzve dhe komuniteteve që kanë nevojë.

Programi "Bota e Ndryshimit" u njoftua për herë të parë edhe në Shqipëri më 26 shkurt 2008. Të 16 fituesit e edicioneve të shkuara përgjatë 3 viteve kanë punuar dhe kanë demonstruar përkushtim dhe rezultate cilësore në zbatimin e një larmie iniciativash e nismash sociale, duke filluar nga kujdesi shëndetësor, aktivitete dhe impakte në edukimin dhe gjithëpërfshirjen e komunitetit të aftësisë së kufizuar, fëmijëve në nevojë.

Fituesit dhe Projektet

1. Darian Konomi me mbështetjen e Karitasit Shqiptar, “Diversiteti është një vlerë sociale”. Një projekt që synon që nëpërmjet realizimit të një grupi teatral me pjesëmarrjen edhe të personave me aftësi të kufizuar të promovojë gjithëpërfshirjen dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar (për t’u zbatuar në 6 qytete);

2. Eno Gace, me mbështetjen e qendrës “Shtëpia e Kuqe”, “Promovimi i shëndetit oral tek fëmijët me aftësi të kufizuara mendore ”. Një projekt që u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuar mendore në një prej problemeve të mëdha që ata dhe familjet e tyre hasin: kujdesi ndaj shëndetit të dhëmbëve e gojës nëpërmjet realizimit të check up të këtij komuniteti në 3 qytete).

3. Blerina Shalari, me mbështetjen e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë “Të prekësh pentagramin”. Blerina si artiste kërkon të kontribuojë tek komuniteti i artistëve mes personave të verbër duke prodhuar literaturën artistike (repertorin shqiptar) në shkrimin brail gjë që do t’i shërbejë brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm.

4. Agron Hoxha (nga Kukësi), me mbështetjen e organizatës ‘Partnerë për Fëmijë“: “Edukim mbi të drejtat e fëmijëve në rrethin e Kukësit”. Agroni do punojë fshat me fshat për të luftuar fenomenin e sotëm të braktisjes së shkollës, përfshirë zonat më të thella.

5. Aida Bani, me mbështetjen e Qendrës Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim: “Menaxhim i qëndrueshëm i zonave serpentine në Komunën e Hudenishtit”. Duke njohur fenomenin e tokave problematike me përqindje të larte nikeli, gjë e cila dëmton prodhimtarinë dhe pjellorinë e tokës dhe cilësinë e produkteve bujqësore, do punojë me zonën rurale për kultivimin e serpentinës për thithjen e këtyre elementeve për të kthyer tokat në zona pjellore dhe produktive – duke e bëre ketë projekt pilot një shembull për gjithë zonat përreth që gjithashtu janë problematike.

e.t/NOA

KOMENTE