Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzika amerikane, pasioni i ri që po “çmend” rininë gjermane
English

Muzika amerikane, pasioni i ri që po “çmend” rininë gjermane

Të rinjtë gjermanë mbeten mjaft të apasionuar pas muzikës, rock, alternative dhe pas grupeve amerikane që kur zbarkojnë në Gjermani, gjejnë mijëra fansa duke i pritur. Kjo ndodhi edhe fundjavën që lamë pas, në një koncert në Gelsenkirschen me grupin „Good Charlotte“

Fundjava në qytetet kryesore në Gjermani, është pika kur shumë të rinj „harbojnë“ dhe zgjedhin që të shkarkojnë stresin e javës, me ndonjë birrë përpara në orët e mbrëmjes, apo në ndonjë stadium të tejmbushur dhe me ovacione, tani që ka nisur edhe sezoni futbollistik. Fundjavën e kaluar, në Gelsenkirschen, të rinjtë e pellgut të Ruhrit i ka mbledhur muzika e grupit të njohur amerikan „Good Charlotte“.

Tingujt e miksuar mes muzikës rock dhe asaj pop, kanë qenë baza e një kompanie pijesh joalkoolike, për të mbledhur 6 mijë të rinj në amfiteatrin e Gelsenkirchen-it. Por koha me shi ka penguar shumë persona që ti bashkohen koncertit dhe pjesëmarrja ka qenë rreth 2 mijë njerëz.

Pas një „nxemjeje“ të ofruar nga një grup i ri anglez, publiku në shkallët e impiantit që sapo kishte nisur të mbushej, u prit nga reshje të tjera të furishme shiu që u duk se do të pakësonin më shumë pjesëmarrjen. Por ndodhi e kundërta. Edhe pse reshjet vazhduan, hyrja spektakolare e grupit „Good Charlotte“ la në hije motin, dhe fitoi ovacionet e publikut në shkallët e Amfiteatrit të Gelsenkirchen-it.“

Vendndodhja pranë një lumi, ishte shfrytëzuar mirë nga organizatorët që zgjodhën të sjellin grupin muzikor amerikan me një jaht dhe me projektorët që luanin më bukur se kurrë, me shiun në sipërfaqen e lumit. Më pas ngjitja madhështore në skenë e dy binjakëve të bandës, Joel dhe Benji Madden, si dhe pjesëtarëve të tjerë, startoi koncertin që zgjati rreth 3 orë.

Këngët e tyre u kënduan në masë nga të rinjtë dhe në një moment një këngë e tyre „It's her birthday“ iu kushtua disa fansave, që kishin ditëlindjen në amfiteatër dhe që për çudi, dolën se ishin më shumë se 100…

Kush është grupi „Good Charlotte”

Good Charlotte është një grup muzikor nga Waldorf, Maryland, në SHBA, që u formua në 1 Prill të 1996. Grupi u pagëzua me emrin e libritz të famshëm për fëmijë “Good Charlotte: The Girls of Good Day Orphanage” e shkruar nga Carol Beach York. /DW/

Anëtarët e grupit janë:

* Joel Madden – solist (1996–prezent)

* Benji Madden – kitara kryesore, zëri i dytë (1996–prezent)

* Paul Thomas – kitarë bas (1996–prezent)

* Billy Martin – kitarë ritmike, piano (1998–prezent)

* Dean Butterworth – bateri (2005–prezent)

KOMENTE