English

Ristani: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe përbërja e KQZ

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA - Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani tha sot se, në bazë të ligjit parashikohet që të bëhen ndryshimet e radhës të anëtarëve të insititucionit më të rëndësishëm të administrimit të zgjedhjeve.

Kështu vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamenatre të vitit 2013 mazhoranca dhe opozita duhet të bien dakort për këto ndryshime.

Kreu i KQZ-së tha në një prononcim për median se me mbylljen e procesit ankimor në Kolegjin Zgjedhor për komunën e Finiqit, KQZ do të vendosë zhvillimin e e zgjedhjeve të dielën më të afërt pas vendimarrjes së kolegjit. Duke iu referuar kësaj situate mendohet që këtë të premte të vendoset mbajtja e zgjedhjeve në Shalë, ndërsa sipas kryetarit të KQZ rezultati përfundimtar i procesit zgjedhor të 8 majit mund të mbyllet brenda muajit gusht.

Këto deklarata kreu i KQZ-së i dha pasi ky institucion ka miratuar me votat e anëtarëve të pranishëm në komision, shpërndarjen e mandateve për këshillat komunal në komunën e Mollasit në Kolonjë, në Pishaj të Elbasanit si dhe në Shllak të qarkut të Shkodrës.

a.q/NOA

KOMENTE