Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës aksion nëpër tregjet ushqimore
English

Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës aksion nëpër tregjet ushqimore

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA – Nisur nga temperaturat e larta në kulm të sezonit veror dhe për të parandaluar rreziqet me të cilat përballen konsumatorët nga ushqimet e patregtuara në kushtet e duhura higjieno-sanitare, Bashkia e Tiranës është hedhur në një aksion kontrollesh në tregjet e kryeqytetit.

Inspektorët e Bashkisë lëshuan disa akt-kontrolle, morën mostra ushqimore për t’i analizuar dhe ndërgjegjësuan tregtarët dhe qytetarët, mbi masat që duhen marrë, për të shmangur infeksionet apo helmimet me prejardhje ushqimore.

Ekspertët e baskisë ushtruan kontrolle dhe mbikëqyrën ushqimet në tregjet e “Uzinës Dinamo” dhe tek tregu i prodhimit të mishit, pranë sheshit “Avni Rustemi”.

Inspektorët e bashkisë i kërkuan tregtarëve të respektojnë kushtet higjieno-sanitare të tregtimit të ushqimeve, kryesisht atyre me bazë shtazore, si qumështi, mishi dhe peshku dhe kërkuan plotësimin e standardeve të zinxhirit ftohës të produkteve.

Gjithashtu, inspektorët e Bashkisë shpërndanë edhe fletë-palosje për qytetarët, me informacion për gjërat më të rëndësishme, që duhet të kenë parasysh gjatë blerjes dhe konsumit të ushqimit në temperaturat e larta.

mit/NOA

KOMENTE