Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trazirat në Londër, vdes 26 vjeçari. Kamerun thërret ugjent Parlamentin
English

Trazirat në Londër, vdes 26 vjeçari. Kamerun thërret ugjent Parlamentin

Londër, 9 gusht 2011, NOA – Humb jetën i riu i plagosur mbrëmjen e kaluar gjatë trazirave në Londër. 26 vjeçari shënon kështu viktimën e parë që prej fillimit të përleshjve në Totenhem. I riu u gjet i gjakosur në makinë rreth orës 21,15 të mbrëmjes së djeshme gjatë revoltës në Croydon. Dy burra të tjerë, të moshës mes 20 dhe 30 vjeç u arrestuan me dyshimin për trajtimin e mallrave të vjedhura.

Në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit të Emergjencave, kryeministri britanik Kamerun tha se ditën e enjte do të mbahet sesioni posaçëm i Parlamentit Britanik, ku deputetëve u është kërkuar me urgjencë të ndërpresin pushimet.

Edhe 16 mijë agjentët e Skotland Jard sot do të kthehen nëpër rrugët e zhurmshme për të vënë rregull.

një deklaratë pas takimit, kryeministri ka dënuar veprimet e protestuesve, ndërsa premtoi se, qeveria do të bëjë "çdo gjë është e mundur" për të rivendosur rendin dhe tha se, përgjegjësit do të përballen me forcën e ligjit.

Prej tre ditësh, protestat, të cilat nisën në veri të Londrës pas vrasjes së një të riu me ngjyrë, po përhapen në shumë rajone të Britanisë së Madhe.

a.q/NOA

KOMENTE