English

Regjistrimi i popullsisë, Dule: Duhet transparencë

Tiranë, 10 gusht 2011, NOA - Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi se regjistrimi i popullsisë është një domosdoshmëri për vendin.

“PBDNJ insiston në transparencën e këtij procesi, pasi "regjistrimi me vetëdeklarim përbën të vetmin instrument bashkëkohor në shtetin e së drejtës që i jep mundësinë çdo shoqërie dhe vendi që të mbështesë hartimin e politikave të veta për respektimin e të drejtave të qytetarit, pavarësisht përkatësisë së tij fetare, origjinës etnike, gjuhës amtare dhe veçorive të tjera mbi standarde të qëndrueshme që garantojnë koherencë sociale për çdo vend e aq më shumë për vendin tonë që aspiron për në BE", deklaroi Dule. Ai gjithashtu theksoi se ligji për regjistrimin e popullsisë nuk është aspak transparent, pasi ai parashikon që tetë javë përpara regjistrimit duhet të nisë fushata informuese dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. a.q/NOA

KOMENTE