Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorja gjermane: Të nisë puna për kodin zgjedhor, duhen reforma
English

Ambasadorja gjermane: Të nisë puna për kodin zgjedhor, duhen reforma

Korçë, 11 gusht 2011, NOA – E ftuar në festën e birrës, e cila mbahet sot në qytetin e Korçës, ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Müller-Holtkemper ka gjetur hapësirën edhe për pak politikë.

një deklaratë për mediat lokale diplomatia gjermane u ka bërë sot thirrje palëve në politikën shqiptare të bashkohen dhe të gjejnë konsesusin për reformat që duhen realizuar në vendin tonë.

“Akoma nuk kemi raportin e OSBE-së, ndaj për mua është e vështirë që të konstatoj vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Është kaluar nga numri i plotë, në një të pjesshëm, dhe më tej ka ardhur një rinumërim i votave. Është e nevojshme të kemi një Kod të ri Zgjedhor. Ripërcjell edhe njëherë, të njëjtin mesazh ndaj forcave politike, të cilat duhet të kenë më tepër bashkëpunim”, u shpreh ajo. Ndërkohë, e pyetur se sa larg është Shqipëria nga Bashkimi Evropian, pas këtyre zgjedhjeve, ambasadorja i është përgjigjur se distanca gjeografike nuk ka ndryshuar

Duke kërkuar që Shqipëria të ecë para me reformat, Holtkemper u pyet dhe për vlerësimin e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Ambasadorja u shpreh se ende nuk ka në duar asnjë raport të OSBE për zgjedhjet lokale shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE