Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Devolli shokohet rishtas, dhunohet seksualisht një 11-vjeçar
English

Devolli shokohet rishtas, dhunohet seksualisht një 11-vjeçar

Korçë, 11 gusht 2011, NOA – Pas skandalit shokues të dhunimit seksual të të miturit 12-vjeçar nga Devolli nga dy adoleshentë plot katër herë në shtatë muaj, një tjetër skandal dhune shokon komunën Devoll të Korçës.

Edhe këtë herë pre e dy adoleshentëve ka rënë një djalë 11-vjeçar, nga fshati Poloskë i Devollit.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se në dyert e komisariatit të Devollit ka mbërritur një denoncim i familjarëve të vogëlushit të dhunuar.

Familjarët kanë denoncuar dy adoleshentë 13-vjeçarë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, se kanë ngacmuar seksualisht të birin e tyre.

Sipas dëshmisë dy të rinjtë e kanë joshur të miturin për një shëtitje me motorr dhe pasi e kanë marrë me vete në një zonë të veçuar syve të banorëve të fshatit e kanë përdhunuar seksualisht.

Pasi e kanë kthyer rishtas pranë shtëpisë, vogëlushi i frikësuar nga gjithçka kishte ndodhur dhe pa kuptuar asgjë u ka treguar fije e për pe prindërve gjithë ngjarjen.

Familjarët ndryshe nga nëna e vogëlushit 12-vjeçar nuk e kanë mbajtur të fshehtë ngjarjen, por i kanë denoncuar dy dhunuesit në polici.

Ngjarja e sotme rikthen në vëmendje detajet rrënqethëse të dhunës seksuale të ushtruar ndaj 12-vjeçarit nga Bitincka e Devollit që shokuan opinionin publik vetëm pak javë më parë.

Historia terrorizuese e të miturit nga Devolli, e publikuar në media me detaje, çoi në burg dy adoleshentët, por la një plagë të hapur në opinion, se dhuna seksuale ndaj të miturve është kthyer në një fenomen kryengritës në zonat fshatare, por jo vetëm, një arsye më shumë për ndërgjegjësimin e prindërve.

mit/NOA

KOMENTE