Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doni të lini duhanin? Mos shmangni mendimet për cigaret
English

Doni të lini duhanin? Mos shmangni mendimet për cigaret

Tiranë, 11 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nëse ju jeni duke u përpjekur dëshpërimisht për të lënë duhanin, gjëja e fundit që ju duhet të bëni është të përpiqeni të shtypni mendimet në lidhje me të - thotë një studim i ri.

Nëse mundoheni të shmangni mendimet për diçka që doni të hiqni dorë, kjo do t’ju shkaktojë një metodë të dobët të arritjes së vetë-kontrollit.

Kjo teknikë do ti çojë njerëzit drejt përdorimit të një metodë që në fund të fundit s është gjë tjetër, veçse të dëmshme.

Dr Eskine dhe ekipi i tij vendosën të testonin nëse duhanpirësit fitonin një reagim të ri sjelljeje - fenomen ku u përpoqën të mos ndikonin në rritje të sjelljes.

Studimet e mëparshme të cilat konsistonin në shtypjen e të menduarit, tregonin se njerëzit duke u përpjekur të mos mendonin për të ngrënë çokollata, hanin më shumë krahasuar me njerëzit të cilët e mendonin në mënyrë të qëllimshme ngrënien e tyre.

Gjithsesi, këto studime të mëparshme u morën me shqyrtimin e reagimit të sjelljes gjatë një periudhe vetëm prej 5 minutash, në vend të një studimi prej orësh apo ditësh.

Tetëdhjetë e pesë duhanpirës, të cilët tymosnin të paktën 10 herë në ditë, morën pjesë në studim. Ato u ndanë në tre grupe dhe u kërkua të monitoroheshin më shumë se tre herë në javë.

tre grupeve iu kërkua të silleshin njësoj si në javën e parë, ashtu edhe në javën e tretë.

Por në grupin e dytë, 30 njerëzve iu kërkua të shtypnin mendimet e tyre të pirjes së duhanit, ndërkohë që një grupi prej 29 personash iu tha të shprehnin mendimet e tyre në lidhje me duhanin në mënyrë aktive.

Një grupi tjetër prej 26 personash iu kërkua të mos ndryshonin asgjë në sjelljen e tyre.

Secili grup tymosi një nr të ndryshëm cigaresh në javën e parë sipas një formule të aplikuar nga studiuesit.

Ata zbuluan se grupi i shtypjes së mendimeve kishin konsumuar 3 herë më pak cigare javën e dytë, krahasuar me javën e parë, por shifra treguese u ngjit në 3 herë më shumë javën e tretë në krahasim me javën e parë kur ato bllokuan mendimet e tyre.

Numri i tymosjes së cigareve edhe në 2 grupet e tjera mbeti konstant.

Dr Eskine tha: “Kjo tregon një reagim të qartë të sjelljes. Fakti që grupi i shtypjes së mendimeve për duhanin konsumuan më pak duhan vetëm në javën e dytë, kjo tregon që kjo është një metodë që redukton një sjellje të padëshiruar vetëm në një periudhë kohe të shkurtër.”

Kurse shtoi: “Aktualisht kjo strategji nuk është e leverdisshme për duhanpirësit, në parandalimin e pirjes së duhanit”.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE
  • kancelarja11:54 - 11 Gusht 2011
    Pergezime qe shkruani rreth nje metode te re efikase te lenies se duhanit! Megjithe perpjekjet (disa lexues se bashku) nuk arritem dot ta kuptonim c d th artikulli juaj. Kontributi do te ishte i vlefshem ndoshta nese arrini ta shkruani SHQIP si nga ana gramatikore dhe ne formulimin e fjalise. Sic mund te kuptohet lehte ky eshte nje perkthim, por i pershtatur keq.