Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: Qeveria ka të drejtë të marrë kontrollin në tërë Kosovën
English

Feith: Qeveria ka të drejtë të marrë kontrollin në tërë Kosovën

Shtërpcë, 11 gusht 2011, NOA - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith, deklaroi dje në Shtërpcë se Qeveria e Kosovës ka plotësisht të drejtë të marrë kontrollin në tërë territorin e Kosovës.

Feith i bëri komentet gjatë vizitës në Komunën e Shtërpcës, me rastin e Ditës së Komunës.

Gjatë takimit me kryetarin Bratsilav Nikoliç dhe nënkryetarin Beqir Fejzullahu, shefi i ICO-s ripërsëriti se “Qeveria ka plotësisht të drejtë të përpiqet të marrë kontrollin në tërë territorin, dhe se duhet të bëjë të pamundurën që të integrojë të gjitha komunitet e të mbrojë të drejtat individuale të secilit komunitet, dhe të punojë për pajtimin”.

Feith nënvizoi se marrja nën kontroll e tërë territorit nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me funksionimin e ligjit dhe ruajtjen e pikave kufitare, por edhe me sigurimin e komunitetit serb, që këta të fundit të ndjehen të mirëseardhur në mjediset ku ata jetojnë. Duke folur për bllokadat serbe në rrugët e veriut të Kosovës, Piter Feith i bëri thirrje serbëve të respektojnë marrëveshjet e arritura mes KFOR-it, autoriteteve të Prishtinës dhe atyre serbe.

“Unë do t’i bëja thirrje të gjithëve që t’i respektojnë ato që janë arritur me përpjekjen e zotit Buhler mes përfaqësuesve serbë dhe autoriteteve të Prishtinës dhe të gjitha kushtet që janë në këtë marrëveshje mirëkuptimi të zbatohen sa më parë që të jetë e mundur”, apeloi Feith.

Ai u shpreh sakaq se përdorimi i forcës dhe dhuna është e patolerueshme, andaj lëshoi apelin për shmangien e dhunës.

Sipas Feith mirëkuptimi i arritur me ndërmjetësimin e gjeneralit Buhler duhet të vijojë të jetë në fuqi për të mbajtur nën kontroll situatën.

KD/mit/NOA

KOMENTE