Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkel vizitë në Ballkan, takime në Serbi e Kroaci
English

Merkel vizitë në Ballkan, takime në Serbi e Kroaci

Gjermani, 11 gusht 2011, NOA - Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë më 22 gusht, Kroacinë, ndërsa më 23 gusht Serbinë. Ministri i jashtëm kroat, Goran Jandrokoviç tha se vizita e Merkelit, konfirmon marrëdhëniet e veçanta midis Gjermanisë dhe Kroacisë. “Kancelarja gjermane arrin në kohën, kur Kroacia pritet të nënshkruajë traktatin për aderim në Bashkimin Evropian. Shteti kroat do të bëhet anëtari i 28-të, i BE-së në korrik të 2013-ës. Gjatë turneut të saj dyditor në Ballkan, Merkel do të vizitojë edhe Serbinë, më 23 gusht, për të biseduar me zyrtarët e lartë të shtetit serb”, sqaroi Jandrokoviç.

Mësohet se bisedimet e Merkel me presidentin serb, Boris Tadiç, dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviç do të prekin edhe tensionet e fundit në Kosovë.

a.q/NOA

KOMENTE