English

Nisma e AMC në Korçë, prezantohet “Ora e të rinjve”

Korçë, 11 gusht 2011, NOA - Sot në qytetin e Korçës u përurua Ora e të rinjve, një orë e dizenjuar nga një grup studentësh, të cilët kryen praktikën profesionale pranë Bashkisë Korçë, në kuadër të projektit "Punësimi sezonal 2010". Këta të rinj ideuan vendosjen e orave në pika të ndryshme të qytetit, për të risjellë tek qytetarët traditën e dikurshme. Të rinjtë kanë përzgjedhur orën, kanë dizenjuar strukturën mbajtëse të saj, si dhe kanë zgjedhur vendin e vendosjes së orës, pranë Universitetit të Korçës "Fan S. Noli". Në ceremoninë e vendosjes së "Orës së të rinjve" morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi, përfaqësues të administratës vendore, studentët krijues të këtij projekti dhe qytetarë të Korçës. Kryetari i Bashkisë së Korcës, Peleshi, në fjalën e tij përshëndeti të rinjtë për kontributin e tyre për qytetin. Ai falenderoi kompaninë AMC për përkrahjen e kësaj nisme por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për qytetin e Korçës. Ora e sapopëruruar e të rinjve është e para dhe pritet të pasohet nga të tjera, secila me dizenjo të ndryshme. Gjithashtu pritet qe ky projekt të vazhdojë me rikonstruktimin e sahatit te qytetit.

a.q/NOA

KOMENTE