Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
RISHM: Miniera po degradon, policia të nxjerrë jashtë minatorët
English

RISHM: Miniera po degradon, policia të nxjerrë jashtë minatorët

Bulqizë, 11 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – Kur minatorët kanë hyrë në ditën e 18-të të ngujimit në minierën e Bulqizës me vendosmërinë për të vazhduar deri në fund, Drejtori i Përgjithshëm i Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave i ka bërë thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë për të shpëtuar jetën e minatorëve dhe minierën nga shembja.

Drejtori i RISHM-it Saimir Zekaj pas deklaratave të mëhershme për rreziqet potenciale në minierë nga ndërprerja e punës aty e mosmirëmbajtja doli në një konferencë për shtyp.

“Në kushtet kur nuk po merret vesh se kur do të arrihet një marrëveshje për takimin e minatorëve me kompaninë ACR e miniera po shkon drejt degradimit është e domosdoshmëri ndërhyrja e menjëhershme”, apeloi Zekaj.

Ai bëri me dije se nga ndërprerja e punës shembjet në minierë vijojnë të agravohen duke e degraduar atë në atë farë mase sa miniera mund të shembet duke zënë përfund minatorët.

Drejtori i RISHM-it tha se janë bllokuar edhe rrugëkalimet në minierë, ndërkohë që niveli i ajrit nuk është në nivelin e duhur.

Ai tha se miniera nuk është mirëmbajtur nga ekspertët e ACR-së duke shtuar se ujërat gjatë kësaj kohe janë hequr nga vetë minatorët.

Zekaj i kërkoi forcave të rendit të largojë minatorët, duke theksuar se pas grevës miniera do të ekspertohet me themel nga specialistët e RISHM-it.

Ky apel vjen ndërkohë kur takimet e propozuara me minatorët nga kompania austriake janë refuzuar nga grevistët për shkak të vendit të takimit.

13 minatorët e mbetur në thellësi të minierës vijojnë grevën e urisë në ditën e 18-të saj.

Ata refuzuan edhe takimin e sotëm të propozuar për t’u mbajtur në Peshkopi nga kompania austriake ACR, me vendimin se ata do të takohen për të negociuar për kërkesat e tyre vetëm në Bulqizë.

Ndërkohë shëndeti i tyre i rënduar si pasojë e grevës dhe jeta rrezikohet nga kushtet e rënda dhe shembja e minierës së kromit.

mit/NOA

KOMENTE