Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekretet e dhëmbëve të dinosaurit
English

Sekretet e dhëmbëve të dinosaurit

Shumë njerëz i konsiderojnë dinosaurët si zvarranikë gjigantë. Zvarranikët janë me temperaturë të ndryshueshme gjaku. Por tani ka shenja të cilat tregojnë se në fakt dinosaurët mund të kenë qenë gjakngrohtë.

Një dhëmb i vetëm i një dinosauri mund të zbulojë shumë sekrete. Hulumtuesi i Universitetit të Bonnit, Thomas Tütken ka arritur që së bashku me kolegët e tij amerikanë të përcaktojë temperaturën trupore të dinosaurëve në bazë të përbërjes kimike të smaltit të dhëmbit. Por pse është i përshtatshëm për përcaktimin e temperaturës trupore pikërisht zmalti i dhëmbëve?

"Për shkak se smalti i dhëmbëve ka një sasi më të lartë mineralesh në krahasim me kockat. Dhëmbët nuk kanë pothuajse aspak pore dhe kristalet e mineraleve nga të cilat përbëhet smalti i dhëmbëve janë po ashtu më të mëdha. Në këtë mënyrë smalti i dhëmbëve është shumë i qëndrueshëm", thotë ai.

Çelësi i zbulimit janë izotopet e rralla

Tütken morri dhëmbët nga muzetë, frezoi nga ta rreth 0,15 g, afërsisht sa dy majë luge kripë. Pastaj smaltin e dhëmbëve e hodhi në acid të pastër fosforik duke prodhuar kështu dioksid karboni. Ky dioksid karboni pastaj u analizua nga shkencëtarët, të cilët zbuluan përbërjen e saktë të izotopeve të karbonit dhe oksigjenit. Gjatë analizave ata kërkuan në mënyrë specifike izotopet e rralla C13 dhe O18.

"Ne na intereson të dijmë sa shpesh lidhet një izotop i rëndë karboni me një izotop të rëndë oksigjeni. Dhe kjo shpeshtësi është masa e temperaturës që kërkojmë", shpjegon Tütken i cituar nga radio DW.

Përmes një krahasimi me kafshët që jetojnë sot hulumtuesit ishin në gjendje për të zgjidhur enigmën: Camarasaurusi, një dinosaur i madh vegjetativ, i cili ka jetuar para rreth 150 milionë vjetësh ka pasur një temperaturë trupore rreth 36 °C. Brachiosaurusi ndërkaq kishte një temperaturë më të lartë, rreth 38 °C. Prandaj dinosaurët nuk duhet të kenë qenë patjetër gjakftohtë, thotë Tütken:

Trupat e mëdhenj e ruajnë më gjatë nxehtësinë

"Është shumë e mundur që për shkak të masës shumë të madhe trupore që kishin këto kafshë, 20 deri në 40 tonë, ato të kenë pasur një temperaturë të lartë. Po ashtu edhe një krokodil nuk do të ftohet menjëherë nëse jashtë ftohet moti."

Prandaj studiuesit kanë vendosur që tani të zbulojnë edhe temperaturat e dinosaurëve të vegjël të cilët ftohen më shpejtë. Nëse ata do të kenë temperatura të ngjashme të larta trupore atëherë kjo do të thoshte që dinosaurët e kanë formuar këtë temperaturë përmes metabolizmit. Kështu do t'i binte që ata kanë qenë gjakngrohtë. Shkencëtarët interesohen edhe për paraardhësit e dinosaurëve për të zbuluar se kur ka filluar evolucioni i ngrohjes së gjakut. Krokodilët përfundimisht janë gjakftohtë. Temperatura e tyre sillet prej 15 deri në 28 °C.

"Një krokodil përmes veprimeve mund të rregullojë temperaturën e tij. Në mbrëmje futet në ujë të ngrohtë dhe ditën qëndron në diell. Kështu që nuk mund të thuhet se sa i nxehtë është një krokodil. Temperatura e tij ndryshon varësisht nga stina dhe koha e ditës", shpjegon ai.

Zvarranikë apo zogj?

Për dallim nga zvarranikët e sotëm, dinosaurët kanë pasur kocka që rriteshin shpejt si gjitarët dhe zogjtë e sotëm. Zvarranikët nuk kanë kocka të tilla. Përveç kësaj dinosaurët duket të kenë pasur një normë më të lartë metabolike dhe rriteshin më shpejtë. Tek disa dinosaurë janë gjetur pupla ose mbetje puplash nga të cilat vërehet një ngjashmëri e madhe me zogjtë.

KOMENTE