Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi në stadiumin “Loro Boriçi”
English

Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi në stadiumin “Loro Boriçi”

Shkodër, 11 gusht 2011, NOA - Shqipëria mundi 3-2 Malin e Zi në miqësoren e luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Goli i parë i avantazhit të kombëtares shqiptare erdhi nga Erion Bogdani në minutën e 33-të të pjesës së parë, por 7 minuta më vonë barazoi rezultatin malazezi Saviç.

Pas mbylljes 1-1 të pjesës së parë, në fillim të pjesës së dytë Saiviç shënon golin e avantazhit për malazezët.

Por, kuqezinjtë marrin në duar lojën duke shënuar njëri pas tjetrit dy gola.

Ishin futbollistët Jahmir Hyka dhe shkodrani Hamdi Salihi që vulosën fitoren e kuqezinjve.

mit/NOA

KOMENTE