Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trazirat, Kamerun: Nëse nevojitet, të ndërhyjë ushtria
English

Trazirat, Kamerun: Nëse nevojitet, të ndërhyjë ushtria

Londër, 11 gusht 2011, NOA - Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha sot e qeveria e tij po vepron me vendosmëri për të ndaluar trazirat më të këqija të ndodhura në Britani.

Gjatë seancës speciale të Parlamentit, Kamerun ka paraqitur një varg masash për ndalimin e trazirave, vjedhjes dhe zjarrvënies, ku u përfshinë qytetet angleze gjatë katër ditëve të kaluara.

“Do ta shqyrtoj dërgimin e ushtrisë në ndihmë të policisë në rast se trazirat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme. Qeveria do t`i japë policisë më tepër autoritet dhe do t`i kompensoj personat të cilët humbën shtëpitë ose bizneset e tyre gjatë trazirave” tha Kamerun duke siguruar se përgjegjësit e trazirave do të dalin para drejtësisë dhe do të dënohen.

Gjithashtu Kamerun, tha se trazirat nuk kanë të bëjnë me politikën, por kishin për qëllim grabitjen e objeteve të ndryshme.

Më se një mijë persona janë arrestuar në Londër dhe në qytete të tjera për shkak të trazirave, që filluan të shtunën, pas vrasjes së një të riu nga policia.

a.q/NOA

KOMENTE