Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet vendore, ALQU: U plotësuan standartet
English

Zgjedhjet vendore, ALQU: U plotësuan standartet

Tiranë, 11 gusht 2011, NOA - Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës publikoi sot raportin për mënyrën se si është zhvilluar procesi zgjedhor. Sipas kreut të unionit, Edmond Stojku zgjedhjet e 8 majit i përmbushën standartet e megjithë problematikën e konstatuar. Sipas ALQU-së këto zgjedhje ishin konkuruese, transparente, dhe kanë hedhur themelet për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu vëzhguesit vendorë kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe për t`i përfshirë ato në tabelat përmbledhëse përfundimtare. Sipas ALQU, situata paszgjedhore është karakterizuar nga një mjedis i politizuar, me sulme personale dhe demonstrata nga ana e opozitës.

Gjithashtu ALQU-ja ka vlerësuar edhe punën e efektivave të policisë gjatë procesit zgjedhor duke shtuar se forcat e policisë treguan profezionalizëm në përmbushjen e detyrave të tyre. Unioni për cilësinë e jetës ka ndjekur procesin zgjedhor para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 majit. Vëzhguesit e kësaj organizate u shpërndanë në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat e këtij unioni flasin për angazhimin e 1286 vëshguesve në qendrat e votimit si dhe 65 vëzhgues në vendet e numërimit të votave, të cilët kanë raportuar të gjithë problematikën e hasur gjatë këtij procesi.

a.q/NOA

KOMENTE
  • piperka18:03 - 11 Gusht 2011
    ALQU,KUSHDO QOFSH TE PAKTEN DUHET TE KISHE MESUAR ,SE DIELLI ME SHOSHE NUK MBULOHET.CFAR U KONSTATUA NE DITEN ME DIELL,KJO EDHE ME TELEVIZORNUK MUND TE FSHIHEN ME ATO QE SHKRUANI JU.E VERTETA ESHTE NDRYSHE.KOHA DO TJU DENOJE RREPTE,SEPSE KY POPULL DURON ,POR JO GJATE AMA.
  • lisi17:42 - 11 Gusht 2011
    ALQU NUK THOT GJE PER KUTIT E SHQYERA PER FLET VOTIMI ME SHUME SE VOTUS. SA EURO KENI MARR PER KETE RAPORT