Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berlini: Beogradi të heqë dorë nga veriu i Kosovës
English

Berlini: Beogradi të heqë dorë nga veriu i Kosovës

Beograd, 12 gusht 2011, NOA – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Serbinë javën e ardhshme, ku ashtu siç deklaroi nga Prishtina kryediplomati gjerman Guido Westerwelle pritet të përforcojë qëndrimin e prerë të Gjermanisë se integriteti territorial i Kosovës mbetet çështje e padiskutueshme.

Diplomatët perëndimorë dhe analistët në Beograd shprehin bindjen se kancelarja gjermane do t’u kërkojë autoriteteve serbe të heqin dorë nga veriu i Kosovës.

Dhjetë ditë para vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Beograd, ministri i Jashtëm i Qeverisë së gjermane, Guido Vestervelle, u bëri thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Gjatë qëndrimit dje në Prishtinë, ai theksoi se Kosova është punë e kryer dhe se ndarja e saj është një çështje e padiskutueshme për Gjermaninë.

Diplomatët perëndimorë nuk kanë dyshim se edhe kancelarja gjermane do t’ia përsërisë të njëjtin qëndrim presidentit serb, Boris Tadiç, dhe bashkëbiseduesve të tjerë në Beograd.

Këtë e konfirmon edhe deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Sipas saj, Merkel do t’u theksojë mikpritësve serbë se është në interesin e Serbisë të vendosë marrëdhënie të mira me Kosovën, duke u bërë thirrje të mos përsëritin më kurrë tensionet.

E pyetur nëse kancelarja gjermane në Beograd do të deklarohet në mënyrë specifike për kufijtë dhe veriun e Kosovës, Doris Pack, shprehet pa mëdyshje: “Pres që ajo të theksojë se Kosova duhet të mbetet brenda kufijve të njohur nga ana e Gjermanisë dhe se Serbia, në një mënyrë ose tjetër, duhet të pajtohet me një gjë të tillë”.

“Merkel me siguri nuk do të thotë se Serbia duhet që nesër ta njohë pavarësinë e Kosovës, por me siguri do t’i rekomandojë presidentit Tadiç që të krijojë marrëdhënie më korrekte dhe miqësore me Kosovën”, tha Pack për Radion Evropa e Lirë.

Shumë analistë në Beograd presin që kancelarja gjermane të bëjë presion të fortë ndaj Serbisë, që ta lërë veriun e Kosovës në duart e autoriteteve kosovare, e përkatësisht të tërhiqet plotësisht nga Kosova.

Përderisa nuk vepron ashtu, analisti Milan Nikoliç thotë se Serbia do ta fitojë kandidaturën për në BE, por jo edhe negociatat.

“Kandidatura pa datë të fillimit të negociatave për anëtarësim, nuk do të thotë asgjë, çfarë e dëshmon edhe rasti i Maqedonisë, e cila prej gjashtë vitesh vendnumëro me statusin e kandidatit, por pa datë të caktuar për fillimin e negociatave”, thotë Nikoliç.

Bindje të ngjashme ka edhe Ognjen Pribiçeviç, ish-ambasador i Serbisë në Berlin. “Pres që ajo Merkel ta mbështesë kandidaturën tonë deri në fund të vitit, por është pikëpyetje e madhe nëse do të kemi datë për fillimin e negociatave”, thotë ai.

Që Serbisë do t’i kërkohet që t’ia lërë veriun e Kosovës Prishtinës zyrtare, tërthorazi sugjeron edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin.

“Si raportues për Serbinë, nuk jam kompetent të flas për Kosovën e as në emër të kancelares gjermane, Angela Merkel”, thotë Kacin për Radion Evropa e Lirë. “Por, është e vërtetë që Gjermania e ka njohur Kosovën bashkë me veriun e saj”, nënvizoi eurodeputeti.

Në pyetjen nëse shkrimi i botuar së fundmi në Frakfurter Allgemenine Zeitung nga kryediplomati gjerman, Guido Vestervelle, dhe homologu i tij britanik, Uilliam Hejg – i cili kërkon nga Prishtina dhe Beogradi të zgjidhin mosmarrëveshjet reciproke duke respektuar kufijtë e Kosovës – shpreh qëndrimin mbizotërues të Brukselit, Kacin thotë: “Të gjitha luftërat ballkanike nga vitet ’90 e deri më sot nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të kufijve. Të gjithë kufijtë e brendshëm të ish-Jugosllavisë deri më tash janë respektuar dhe ashtu pritet edhe në rastin e Kosovës, sepse nëse flasim për ndarjen e Kosovës, atëherë mund të flasim edhe për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe, në fund të fundit, edhe për ndarjen e Serbisë”.

“Mendoj se askush nuk është i interesuar që të mbërrijmë në efektin domino, i cili do të destabilizonte sërish Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë kërkojmë janë lajmet pozitive nga Ballkani Perëndimor”, u shpreh Jelko Kacin.

REL/NOA

KOMENTE