English

Paraburgimi, ministri Halimi inspekton ambientet ambientet në Elbasan

Elbasan, 12 gusht 2011, NOA - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi inspekoi punimet për ndërtimin e ambjenteve të reja të paraburgimit për qarkun e Elbasanit. Bëhet fjalë për një zonë në kombinatin Metalurgjik në këtë qytet. Sipas Halimit, investimi është tepër serioz dhe plotëson të gjitha kushtet dhe standardet europiane. “ Ministria e drejtësisë nuk ka tendencën e ndërtimeve të sa më shumë godinave të burgimit apo paraburgimit por ka tendencën e aplikimit më të madh të dënimeve alternative. Të dënuarit e kësaj lloj kategorie, shumë shpejt do të kontrollohen në mënyrë elektronike pas realizimit të projektit dixhital “GPS”, që do të funksionojë pasi t`i vendoset të dënuarve një lokalizues 24- orë në 24, që do të mbajë në kontroll ata”, ka deklaruar ministri.

Godina e re e paraburgimit, që po ndërtohet në Elbasan,ka një kapacitet prej rreth 120 vendesh, ku do të mbahen rreth 80 meshkuj, 20 femra dhe 20 të rinj.

a.q/NOA

KOMENTE