English

Shpërthim në kufirin turko - iranian

Turqi, 12 gusht 2011, NOA – Mediat turke raportojnë se një shpërthim, në një tub gazi në Turqi ka shkaktuar ndërprerjen e transportimit të gazit nga Irani. Ndërsa sipas burimeve zyrtare, shpërthimi ndodhi në territotin turk, përgjatë kufirit me Iranin. Sipas autoriteteve thonë se zjarri u shua, por do të duhen disa ditë për të bërë riparimet e nevojshme për të rifilluar transportimi i gazit, ndërsa nuk jepen të dhëna për shkaqet e incidentit.

a.q/NOA

KOMENTE