English

Adoleshenti vret prindërit në shtëpinë e tij dhe më pas organizon një party

West Palm Beach --- Një 17 vjeçar është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij me një çekiç, dhe më pas ka ftuar dhjetëra miq të tij për të organizuar një party, ndërsa trupat e prindërve gjendeshin në dhomën e gjumit - tha policia.

Tyler Hadley, djali nga Florida, është ngarkuar me akuzë të dyfishtë, vrasjen e shoqëruar me vdekje dhe ndërkohë po mbahet në një qendër rehabilitimi për të rinjtë dhe nuk dihet nëse ka një avokat personal.

Prindërit e tij Blake dhe Mary-Jo Hadley besohet të jenë goditur nga një çekiç, rreth orës 1:15, kur djali i tyre kishte publikuar në facebook një thirrje për miqtë e tij për të marrë pjesë në partyn e organizuar nga vetë ai në shtëpinë e tij.

Hetuesit besojnë që trupat të jenë sulmuar jashtë dhomës së gjumit, e më pas të jenë zhvendosur brenda, duke mbyllur edhe derën,

Sipas zëdhënësit të policisë Tom Nichols, 60 njerëz kanë marrë pjesë në party atë natë. Muzika ishte tepër e lartë duke shkaktuar kështu shqetësim tek fqinjët aty pranë, të cilët u ankuan në polici.

Policia u ndesh me trupat e pa jetë të mbuluar me peshqirë, libra, foto dhe pranë tyre gjendej edhe një çekiç.

Policia u shpreh se nuk arriti t’i zbulojë dot motivet e kësaj vrasje.

a.k/NOA

KOMENTE