Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori serb në Gjermani: Serbia mund ta njohë Kosovën
English

Ambasadori serb në Gjermani: Serbia mund ta njohë Kosovën

Beograd, 13 gusht 2011, NOA – Ndërkohë që Gjermania lobon për njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e tjera të BE-së, ambasadori serb në Gjermani deklaroi se “Serbia do të bëjë ç’të mundet që Kosova të mos jetë kusht zyrtar për avancimin drejt BE-së”.

Duke folur për gazetën serbe “Blic”, Viskoviç tha se aktualisht për Serbinë është e pamundur të njohë pavarësinë e Kosovës, duke nënvizuar se “çështja e njohjes së Kosovës nuk është vetëm çështje e krenarisë apo e drejtësisë, por është edhe çështje e fatit të njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

Mbi pyetjen nëse kjo do të thotë se Beogradi mund ta njohë Kosovën, po qe se serbët mbrohen më mirë, ambasadori serb në Gjermani nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. “Tani nuk mund ta them këtë. Para se kjo të jetë e mundur, duhet të zgjidhen shumë probleme. E pastaj, një ditë jo në të ardhmen aq të afërt, dikush në Serbi do të mund të thotë: Tani mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Viskoviç.

KD/mit/NOA

KOMENTE