Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katër të rinj francezë gjejnë vdekjen në Itali, shkaktar i aksidentit një shqiptar
English

Katër të rinj francezë gjejnë vdekjen në Itali, shkaktar i aksidentit një shqiptar

Emrat e shqiptarit të dyshuar dhe viktimave të tragjedisë rrugore

Romë, 13 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Bilanc tragjik me katër të vdekur dhe katër të plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor që ndodhi sot herët në mëngjes, në 05.30, në autostradën A26 në Itali, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Hetimet policore nxjerrin fajtor të aksidentit, 35 vjeçarin Ilir Beti, një shtetas shqiptar, emigrant në Itali i cili sipas tyre, në gjendje të dehur, hyri në kahun e kundërt të lëvizjes në autostradë duke u përplasur me mjetin e tij me një tjetër makinë.

Për pasojë, pesë të rinj francezë, më i madhi 27 vjeç, që të gjithë turistë që vinin nga qyteti Var i Francës dhe po shkonin për pushime në Slloveni, morën plagë të rënda dhe tre prej tyre vdiqën në vend.

Viktimat janë Julienne Raymond, 27 vjeç dhe Vincent Lorin e Audrey Julien Reynard, që të dy 24 vjeçarë.

Në gjendje kritike u dërgua në spitalin e Aleksandrisë, 23 vjeçarja Elsa Rita Desliens e cila ndërroi jetë pasditen e sotme.

Po ashtu në spital u dërguan edhe katër të tjerë me plagë të ndryshme në trup dhe në kokë. Një prej tyre është i pesti i Opelit, Laurent Boette, 27 vjeç.

Po ashtu në spital u dërguan edhe të plagosurit nga makina Peugeot, Mario Gastaldi, 79 vjeç, banues në Broni (Pavia), 35 vjeçari shqiptar Ilir Beti, banues në Aleksandri dhe një vajzë ruse që gjendej me të, Tatiana Prostakova, 31 vjeçe, edhe ajo banore në Aleksandri.

Policia italiane tha se makina e shqiptarit, një Audi Q7, po ecte në kahun e kundërt në zonën Ovada në Aleksandri, në afërsi të A7 dhe A27.

Fillimisht ai u përplas me një Peugeot dhe më tej me makinën e të rinjve francezë, një Opel Astra.

Policia tha se drejtuesi shqiptar i Audi Q7 që po shkonte në Xhenova, kishte konsumuar alkool, tre herë mbi mesataren e lejuar për drejtim automjeti.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE