Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 13 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 13 gusht 2011

Tiranë, 13 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 13 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Gjendet kufoma. Masakrohet për xhelozi 35-vjeçarja”. Tituj të tjerë në faqen e parë: “Eliza Dushku ndez qytetin në festën e birra Korça”; “Greva e urisë, dështon takimi me ACR, minatorët bllokojnë galeritë”; “Olsi i big-Brother i propozon për martesë, Olta Gixhari e refuzon”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Spastrimet e Bashës, deri te shoferët”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Arresti në shtëpi, gjurmim me mikroçip. Ministria e Drejtëisë harton projektin pas arratisjeve të shumta”, “nga Pëllumb Xhufi: Busti i Gumës një lojë si ajo e varreve”; “Krimi, Korçë: Gjendet një grua pa kokë e gjymtyrë”; “Dështojnë negociatat me ACR, greva e urisë në ditën e 20-të”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “OSBE: Jo ndryshime të reja në Kushtetutë”. Argumente të tjerë në faqen e parë: “Hetimi për 21 janarin, Kushtetuesja rrëzon PS”; “Ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës bën bilancin”; “Muri i Berlinit, si përjetohej në Shqipëri”; “Një femër e copëtuar gjendet pa kokë, policia ofron 10 mijë euro”; në suplementin summer times “Anxhela Martini nga yjet më të kërkuar në internet në Zvicër”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Horror në Korçë, gjendet një grua pa kokë e pa gjymtyrë”. Tituj të tjerë të gazetës: “Skandali Kamëz, 18 policë rrahin një familje”; “Aksidenti i rëndë: Pesë viktima nga një familje”; Ndërsa ne po shkatërrojmë piramidën, gjermanët po rindërtojnë murin e Berlinit”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pezullohen 15 policë. Lanë komisariatin në dorë të turmës”. Më tej veçojmë titujt: “Dështon takimi mes minatorëve dhe ACR-së. Apeli i nënës: Mos e lini djalin tim të vdesë”; “Ish-kryepolici Pashk Tushaj: Incidenti me vartësin tënd”; ndërsa në suplementin summer pages gjeni titujt: “Stresi dhe Enxhi: Ndahet çifti pas mosmarrëveshjeve të shumta, reperi e konfirmon”; “Alketa Vejsiu, 80 mijë euro për X factor, i ngelet në dorë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE