Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekretarja e Shtetit Klinton flet për presion të SHBA ndaj Sirisë
English

Sekretarja e Shtetit Klinton flet për presion të SHBA ndaj Sirisë

Forcat e sigurisë së Sirisë raportohet se kanë vrarë së paku 13 vetë, gjatë edhe një dite të dhunës kundër protestuesve, që po kërkojnë përfundimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad. Gjakderdhja ndodhi gjatë së premtes kur në disa qytete u mbajtën demonstrata masive kundër regjimit të Asadit, pas faljes së Xhumasë. Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se pesë vetë ishin vrarë në lagjet e kryeqytetit Damask, një ishte vrarë në Hom, ndërsa një tjetër në qytetin Hama. Më tutje, raportohet se në qytetin verior Alepo, ishin vrarë dy, një në qytetin Deir al-Zour dhe një në Idlib. Nga ndërhyrjet e ushtrisë më herët të premten ishin vrarë së paku dy vetë, raporton radio Evropa e Lirë. Kurse agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se ishin vrarë edhe dy policë në lagjen Douma të Damaskut. Banorët e qytetit Deir el-Zour, që jetojnë afër Xhamisë Harvil, thanë se anëtarët e uniformuar të ushtrisë së Sirisë, me të shtëna nga armatimi automatik në Xhami, derisa njerëzit largoheshin nga atje pas faljes, kishin shkaktuar zjarr. Veprimtarët për të drejtat e njeriut kanë konfirmuar se më se 2150 vetë janë vrarë nga goditja e forcave të qeverisë, prej muajit mars, kur filluan protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad. Ndër të vrarët janë më se 1700 civilë dhe afro 400 pjesëtarë të forcave të sigurisë, shumica prej të cilëve thuhet se janë vrarë nga luajalistët e Asadit, pasi ata kishin dezertuar me qëllim që të mbroheshin civilët nga goditja e përgjakshme. Një grup në rrjetin shoqëror Facebook në Internet, me emrin “Revolucioni Sirian 2011, që është forcë motorike e protestave në Siri, ka kërkuar nga sirianët që tu bashkohen demonstratave masive gjatë muajit të Ramazanit, që filloi më 1 gusht, duke thënë se “secila ditë në Ramazan është e Xhuma”. Dhuna e fundit në Siri ndodhi përkundër presionit në rritje ndaj regjimit të presidentit Asad, që ta ndalë goditjen. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në Uashington, ka përsëritur se “presidenti Asad e ka humbur legjitimitetin dhe se Siria do të ishte më e mirë pa të”.

Më tutje zonja Klinton, theksoi: “Brutaliteti i vazhdueshëm i regjimit të Asadit po e nxitë komunitetin ndërkombëtar. Ka pasur rritje të dënimit, jo vetëm nga bota, por në veçanti nga rajoni”, tha Hillari Klinton. Në këtë kuadër ajo theksoi se do të punohet për izolimin e regjimit të Asadit. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tanë, që këtë konsensus në rritje ta shndërrojnë në presion dhe izolim në rritje ndaj regjimit të Asadit”, tha Hillari Klinton.

KOMENTE