Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Humbja e deputetit Dibra, e pakompensueshme
English

Berisha: Humbja e deputetit Dibra, e pakompensueshme

Shkodër, 14 Gusht 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Liri Berisha, zhvilloi sot pasdite, homazhe në nderim të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Gëzim Dibra, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Berisha vlerësoi se ndarja nga jeta e Dibrës është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme për familjen, të afërmit, miqtë dhe qytetarët e Shkodrës.

Pas homazheve, që u zhvilluan në mjediset e bashkisë së Shkodrës, Kryeministri Berisha shprehu edhe një herë dhimbjen për ndarjen nga jeta të deputetit Dibra dhe njëherësh, i përcolli ngushëllimet familjes dhe qytetarëve të Shkodrës për këtë humbje.

Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Erdha këtu për të shprehur nderimin më të thellë, respektin më të madh për deputetin Gëzim Dibra, një njeri i mrekullueshëm, i cili me një aktivitet jo të gjatë në politikë, por la tek unë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin përshtypjet, së pari, të një njeriu të mrekullueshëm, të një burri fisnik, të një njeriu të përkushtuar”.

Kurse shtoi: “Erdha gjithashtu, të ndaj zinë me familjen e tij, miqtë dhe qytetin e Shkodrës. Ata kanë humbur një prind shembullor, një familjar shembullor, Shkodra një qytetar ndër më dinjitozët e fisnikët e saj, një politikan të ndershëm, të përkushtuar, një zë të fuqishëm në parlamentin shqiptar. Partia Demokratike ka humbur një veprimtar të saj shumë të çmuar, por bota e biznesit, gjithashtu, ka humbur një simbol të suksesit të vërtetë. Na mbetet që edhe një herë të urojmë që familja e tij, bashkëshortja, vajza, nëna, njerëzit e tij të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë, të pakompensueshme dhe t’i lutemi Zotit, të gjithë së bashku, që shpirti i mikut tonë, i njeriut të mrekullueshëm siç ishte Gëzim Dibra të gjejë paqen e merituar.

e.t/NOA

KOMENTE