Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marko Jakshiç, doktori i krimit
English

Marko Jakshiç, doktori i krimit

Prishtinë, 14 gusht 2011, NOA - Mjek ortoped me profesion, anëtar i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), jeton në një banesën që ia ka uzurpuar një shqiptari, dhe punon në spital në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në dokumentin konfidencial të NATO-s, i zbardhur në vazhdimësi nga portali “LajmeShqip”, Marko Jakshiç përshkruhet si kriminel. Ai është person jashtëzakonisht armiqësor dhe tejet i ashpër.

Sipas dokumentit, Jakshiç gëzon një popullaritet të kufizuar në mesin e serbëve të veriut.

Si kriminel që është, ai nuk i vlerëson shumë ushtarët me uniformë, por preferon më tepër paramilitarët, vandalët dhe shkelësit e ligjit dhe të rendit.

Pas luftës së Kosovës, në pjesën e dytë të vitit 1999 – shkruhet në dokumentin e NATO-s, Jakshiç ka qenë shumë i ashpër.

Ai ka refuzuar në mënyrën më brutale dhe të pakompromis kthimin e mjekëve dhe të pacientëve shqiptarë në spital në veri të Mitrovicës, ndërkohë që ka luftuar me të gjitha mjetet kryetarin e komunës së Zubin-Potokut me synimin që t’i menaxhonte vetë ndihmat humanitare për serbët e veriut.

Jakshiç ka ushqyer nacionalizmin serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë.

Ai, thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-s, - të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me politikanët në Beograd dhe me strukturat e tjera të bandave serbe në veri të Kosovës.

Jakshiç u thoshte serbëve të veriut të Kosovës se ka refuzuar në vazhdimësi poste të larta ministrore në Beograd, për të qenë aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës.

Në aktivitetin e tij jopaqësor dhe destabilizues në veri të Kosovës, Jakshiç përmendet si anëtar i Komitetit Politik për Mbrojtjen e Mitrovicës (CPDM), në të cilin merrnin pjesë edhe kapo-bandat Milan Ivanoviç, Dragan Gjokoviç, Vukomir Antonijeviç e kriminelë të tjerë të veriut të Mitrovicës.

Marko Jakshiç, bashkë me Milan Ivanoviç kanë organizuar edhe mbrojtjen territoriale në veri të Kosovës dhe atë të Urës së Ibrit, duke vendosur barrikada dhe duke synuar pengimin e aktivitetit të UNMIK-ut e të KFOR-it në atë pjesë.

Së fundmi, përmes të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, Jakshiç formoi “Parlamentin Serb të Veriut”, i mbështetur nga i ashtuquajturi drejtor i Trepçës, Ivan Dimkiç.

maj të vitit 2001, citohet në dokument, Marko Jakshiç bashkë me kriminelë të tjerë, si Milan Ivanoviç, Momçilo Trajkoviç dhe Vuko Antonijeviç morën pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë me karburante në veri të Kosovës.

Përmes këtyre parave të pista, ata financuan në vazhdimësi të ashtuquajturit “Roje të Urës”.

Sipas dokumentit, përfaqësuesi i vijës radikale në veri të Kosovës, Marko Jakshiç, ashtu si dhe të gjithë përfaqësuesit e serbëve të asaj pjese, e shfrytëzoi kauzën serbe për të ndërtuar rrethin dhe ndikimin e tij në krimin e organizuar dhe kontrabandën me naftë.

Jakshiç ishte një prej bosëve të kësaj kontrabande dhe atij nuk i konvenonte, pikërisht për këto arsye, integrimi legal në institucionet e Kosovës.

Ai kultivoi një gjuhë të ashpër kundër Rada Trajkoviçit dhe serbëve të Kosovës qendrore, të cilët pranuan të hynin në zgjedhjet e vitit 2001 në Kosovës dhe ftoi qeverinë serbe që t’i mbështesë pa rezervë serbët e veriut në përpjekjet e tyre për përkrahjen e strukturave paralele dhe të të ashtuquajturit Roja të Urës.

Prapa gjithë kësaj, thuhet në dokumentin që e boton "LajmeShqip", qëndron synimi i zhvatjes dhe pasurimit personal të kirurgut të ortopedisë, Marko Jakshiç, në oazin e krimit dhe të kontrabandës në atë pjesë të veriut të Kosovës.

Koha Ditore/NOA

KOMENTE