Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 14 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 14 gusht 2011

Tiranë, 14 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 14 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Gruaja e masakruar. Dëshmia e 84-vjeçarit. E vrava se më tradhtonte”. Tituj të tjerë të gazetës: “Eliza Dushku viziton ‘Birra Korça’: Jam e impresionuar, fabrika do të jetë pjesë e dokumentarit”; “Opinion Luçiano Boçi: Teatri, Raishtagu dhe Piramida”; “Opinion nga Selami Xhepa: Një apel për grevën e minatorëve”; “Opinion nga Edmond Tupja: Tirana pa trotuare”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Monstra i Korçës, një burrë 84-vjeçar. Gruaja e masakruar identifikohet si Liliana Arapi”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Opinion nga Mustafa nano: Përparësia nr. 1 e opozitës, të mbrohet vota”; “Zgjedhja e Presidentit si skenari i Kosovës”; “Kadare mbi krimin në Ballkan”; “Minatorët 21 ditë nën tokë, kërcënojnë se do shtojnë radhët”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Të gjithë kundër ndryshimeve kushtetuese, edhe aleatët e PS”. Në vijim të faqes së parë lexoni titujt: “Masakrimi i gruas në Korçë, krim pasioni nga një plak 84-vjeçar”; “Anastas Angjeli: PS gati për të ndryshuar strukturat”; “Për Topallin. Dështon në Kushtetuese Saimir Tahiri”; “Sheshi Nënë Tereza, rikthim në vitet ‘30”, “Për xhelozi vret gruan me çifte dhe më pas dorëzohet”. Ndërsa në suplementin summer times veçojmë titujt “Ingrid Gjoni: Do më shihni si aktore kur të vijë momenti”; “Elvana Gjata rrezikon të humbë një pjesë të fansave”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Pranga 84-vjeçarit, një police femër zbuloi krimin horror”. Në faqen e parë veçohen edhe argumentet: “Vdes në qelitë e 313-ës Haxhi Kurushi”, “Interesat më të larta në depozitat në euro”; “Nga Dr. Adem Harxhi: Kanceri në anus, si parandalohet”; “shkrim nga Mero Baze: Kur kam qenë inxhinierBulqizë në vitet ‘80”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Shkonte me të rinj. Korçë, 84-vjeçari rrëfen masakrimin e gruas. Arrestohet Gaqo Dumka, akuzohet për vrasjen e 43-vjeçares Liliana Arapi”. Më tej gjeni titujt: “Homeri nuk e përmend Epirin si koncept gjeografik. Kristo Frashëri: Helenët dëbuan ilirët nga Korfuzi para 28 shekujsh”; “Kushtetuesja: ‘Hakmarrja për drejtësi’, dosja kthehet në gjykatë”; “Farmacistët programi orientues për provimin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE