English

Barcelona jep 39 milionë euro për të blerë Fabregas

Është zyrtare, Çesk Fabregas do të shkojë në Barcelonë pasi mesfushori spanjoll nënshkroi kontratën 5 vjeçare sot duke u bërë lojtari më i ri i Barçës.

Përmes një komunikate, klubi Barcelona zyrtarizoi se ka paguar 29 milionë euro në favor të Arsenalit.

Por kësaj shume i shtohen edhe dhjetë milionë euro duke e çuar në total shifrën, 39 milionë euro, pasi janë shlyer edhe disa penalitete dhe gjoba që lidheshin me këtë blerje.

KOMENTE