English

Kontrabanda, shpallet në kërkim 26 vjeçari

Korçë, 15 gusht 2011, NOA – Policia e Korçës filloi procedimi penal në ngarkim te shtetasit Stavri.M, 26 vjeç banues në fshatin Gollomboç -Korçë, pasi duke drejtuar mjetin fugon KO 7331 A transportonte mallra kontrabandë, e konkretisht 7000 kg sheqer sasi, e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale në fshatin Diellas-Korçë.

Mjeti tip fugon me targat e Korçës, ishte ne pronesi të shtetasit Risto Grazhdani, 61 vjeç, banues në fshatin Diellas-Korçë, ndaj te cilit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë” .

Policia po punon për kapjen e shtetasit Stavri.M i cili ka konsumuar veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

a.q/NOA

KOMENTE