Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtetuta, nuk ka ndryshime sipas interesave partiake
English

Kushtetuta, nuk ka ndryshime sipas interesave partiake

Tiranë, 15 Gusht 2011/ NOA-RFE - Menada Zaimi - Politika në Tiranë është ngërthyer nga një debat që lidhet me ndryshime në Kushtetutë. Në fakt, është një propozim ende jo zyrtar i Partisë Socialiste për t'i zhbërë ato ndryshime që dy partitë e mëdha me konsensus i bënë ligjit themelor të shtetit në vitin 2008. Kryesoacialisti Edi Rama kërkoi ndjesë publike për ndryshimet e bëra në Kushtetutë tre vjet më parë, duke i cilësuar ato të nxituara. Por, për ekspertin e ligjit, Kristaq Kume, ndryshimet e Kushtetutës nuk duhet të ushqejnë vetëm interesin politik të momentit. Ndaj, ai sugjeron diskutime të gjëra mes ekspertësh dhe politikave për një produkt që i reziston kohës. “Ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë domosdo shumë të kujdesshme”, thotë ai. Edhe analisti Lutfi Dervishi thotë se Kushtetuta u ndryshua me shpejtësi në vitin 2008, me pikësynimin për t’i shërbyer mazhorancës që do të dilte pas zgjedhjeve të vitit 2009. “Nëse ka nevojë për ndryshime kushtetuese, atëherë ato duhet të identifikohen. Nuk mund të trajtohet Kushtetuta si reforma zgjedhore, që sa herë bëjmë zgjedhje ne, gjejmë një gabim dhe bëjmë reformë në Kodin Zgjedhor”, thotë Dervishi. Debati është përqendruar te mënyra se si parashikohet në Kushtetutë zgjedhja e presidentit. Në variantin fillestar të saj, të miratuar në vitin 1998, presidenti zgjidhej me 84 vota nga 140 deputetë. Kjo ka diktuar shpesh nevojën për konsensus politik, pasi çdo mazhorancë e vetme nuk i siguronte të 84 votat për presidentin. Me ndryshimin në vitin 2008, presidenti zgjidhet me 71 vota, duke shmangur çdo shans për krizë gjatë procesit të zgjedhjes së tij. Por, sipas Dervishit, zgjedhja e presidentit me shumicë të thjeshtë nuk justifikon rolin e rëndësishëm që i ka dhënë atij Kushtetuta. “Ndryshimet që u bënë synuan për të hequr një tension të panevojshëm politik, sa herë vinte momenti i zgjedhjes së presidentit. Kushtetuta e vitit ’98 i ka paradhënë shumë kompetenca (presidentit) që kanë të bëjnë, jo vetëm me gjyqësorin, por edhe me disa emërime në poste kyçe të institucioneve të pavarura të shtetit. Por, këto fuqi iu dhanë duke pasur parasysh se ai gëzonte një konsensus të gjerë në zgjedhje me tre të pestat”, thekson Dervishi. Për Kumen, politika nuk duhet t'i kthehet variantit të zgjedhjes së presidentit me 84 vota, pasi koha tregoi dështimin e tij. “Zgjidhjet si për shembull ajo e kthimit në zgjedhjen sipas kushteve të përcaktuara në Kushtetutën e ’98-ës, zor se mund të bëhen pjesë e diskutimit, jo më të arrijnë të realizojnë konsensusin”,thotë Kume. Mazhoranca nuk e ka aprovuar këtë qëndrim të ri të socialistëve mbi ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008. Përfaqësues të saj kanë theksuar se Kushtetuta nuk është statut partie që ndryshon sipas interesave politike.

KOMENTE