English

Rubrika javore: Sot në faqet e historisë

Vdekja e Makbethit, mbretit të Skocisë, premiera e filmit "Magjistari nga Ozi", dorëzimi i Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, hapja e festivalit më të madh të muzikës "Vudstok" si dhe shumë ngjarje të tjera që janë shënuar në ditën e sotme në histori.

1057 Makbethi, mbreti i Skocisë, u vra nga biri i mbretit Dunkan.

1769 Napoleon Bonaparta u lind në ishullin e Korsikës.

1935 Humoristi Uill Roxhers dhe piloti Uilej Post u vranë kur aeroplani i tyre u rrëzua në afërsi Point Barrou, Alaskë.

1939 Filmi "Magjistari nga Ozi" dha premierën në teatrin kinez “Grauman” në Hollivud.

1944 Forcat aleate zbarkuan në jug të Francës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1945 Dorëzimi i Japonisë në Luftën e Dytë Botërore

1947 India u bë e pavarur pas 200 vjetëve të sundimit britanik.

1969 U hap për herë të parë festivali i muzikës “Vudstok”, i cili u mbajt në Nju Jork.

2001 U zbulua një sistem tjetër diellor - dy planete rrotullohen rreth një ylli në Arushën e Madhe.

2006 Izraeli filloi tërheqjen e forcave të tij nga jugu i Libanit. /Associated Press/

KOMENTE