English

Liri për Julia Timoshenkon, protestë topless para gjykatës (Foto)

Kiev, 16 gusht 2011, NOA- Kanë protestuar me gjoksin jashtë kundër arrestimit të ish-kryeministres dhe lideres së opozitës Julia Timoshenko, por u arrestuan nga policia.

Protagonistet e kësaj nisme ishin dy vajza të reja të grupit Femen, të cilat dolën topless në Kiev afër gjykatës ku dhe zhvillohet procesi gjyqësor kundër heroinës të revolucionit portokalli Julia Timoshenko, me parrullat, “Lironi opozitën e vërtetë”.

Por për afro 10 minuta ndërhynë menjëherë agjentët e policisë të cilët i ndaluan vajzat dhe i larguan prej aty.

Julia Timoshenko u arrestua më 5 gusht, ndërsa akuzat ndaj saj kanë të bëjnë me imponimin e saj në kohën që ishte kryeministre ndaj kompanisë energjetike Naftogaz një marrëveshje me kolosin rus Gazprom për importimin e gazit në vitin 2009, pa kërkuar mendimin e qeverisë të drejtuar prej saj.

Sipas akuzës, çmimi i vendosur për kontratën do të ishte i papërshtatshëm për Ukrainën.

Ish-kryeministria Timoshenko është deklaruar e pafajshme dhe është shprehur se procesi ndaj saj është një farsë e orkestruar nga presidenti Viktor Ianukovich për ta hequr atë qafe si rivale politike.

a.y/NOA

KOMENTE