English

Rikthehet krimi në familje, nipi vret xhaxhanë me automatik

Rrëshen, 16 gusht 2011, NOA – Policia e Mirditës zbardh detaje të krimit të ndodhur në familjen Tuçi në Fan të Mirditës, ku mbeti i vrarë me automatik 39-vjeçari Agustin Tuçi.

Sipas policisë autori i krimit të rëndë që tronditi familjen Tuçi është 25-vjeçari Fatmir Tuçi, nipi i viktimës.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se sipas policisë vrasja e Agustin Tuçit ka ardhur pas një konflikti mes babait të autorit të krimit, Lekë Tuçi dhe vëllait të tij, pra viktimës, Agustin Tuçit.

Policia nuk ka mësuar ende arsyet e krimit të rëndë, por blutë e Mirditës kanë vënë në pranga autorin Fatmir Tuçi dhe babanë e tij, Lekën si dhe kanë sekuestruar si provë materiale armën e krimit.

Arsyet e krimit nuk janë zbardhur ende, por sipas dëshmitarëve mësohet se autori Fatmir Tuçi vuante nga probleme psikike.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo është hedhur si një arsye për ta shpëtuar atë nga burgu.

Megjithatë hetimet për zbardhjen e krimit vijojnë...

mit/NOA

KOMENTE