Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koçi: Raporti i OSBE/ODHIR serioz
English

Koçi: Raporti i OSBE/ODHIR serioz

Tiranë, 17 gusht 2011, NOA- Kreu i partisë PSV ‘91 Petro Koçi vlerësoi raportin e OSBE/ODHIR mbi zgjedhjet vendore të 8 majit si një dokument serioz dhe të ndershëm me klasën politike dhe me shoqërinë shqiptare.

Koçi thekson se partia e tij nuk ka asnjë rezervë për raportin dhe do të punojë për implementimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve të tij.

“Transparenca në vjedhjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës nga qeveria i fëlliqi zgjedhjet dhe e rikompromentoi imazhin e politikës shqiptare tek komuniteti ndërkombëtar. Konkurrueshmëria evidente mes standardeve të pastra zgjedhore dhe epshit për pushtet ekzekutiv përfundoi në kurriz të plotësimit të standardeve duke e lënë shumë mbrapa vendin tonë në krahasim jo vetëm me vendet e BE por edhe me ato të rajonit. Është koha që qeveria ti vërë gishtin kokës dhe ti bashkohet përpjekjeve të opozitës për ti dhënë zgjidhje të qëndrueshme krizës politike dhe asaj zgjedhore”, vijon më tej qëndrimi i Petro Koçit.

Sipas tij, zgjidhja afatgjatë e krizës politike fillon nga reforma kushtetuese, duke korrigjuar ndërhyrjet e pa pikë kujdesi mbi dokumentin themelor të shtetit në 21 prill 2008.

Në vijim ai bën thirrje se duhet të ndërtohet një Republikë e Re në të cilën qytetarët të ndihen bashkëpronarë e jo të vazhdojnë të lëngojnë në mungesën e demokracisë politike dhe ekonomike në Republikën e sotme të privatizuar nga kryeministri.

Qëndrimi i kreut të partisë PSV ’91 përfundon duke thënë se kriza zgjedhore shmanget duke zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe duke zbatuar standardet e zgjedhjeve të pastra.

NOA

KOMENTE