Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Posterat “Vdiq Sali Berisha”, kryeministri: Edi Rama imagjinon vdekjen time
English

Posterat “Vdiq Sali Berisha”, kryeministri: Edi Rama imagjinon vdekjen time

Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Postera të tipit “Vdiq Sali Berisha”, janë një sidromë që ushqen kryetari i Partisë Socialiste, duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij.

Kështu ka reaguar Kryeministri i vendit lidhur me katër të rinjtë të cilët u ndaluan nga Policia e Tiranës duke vendosur postera me tekstin “Vdiq Sali Berisha”. Shefi i Qeverisë kërkoi zyrtarisht lirimin e menjëhershëm të katër të dyshuarve.

Burime pranë Kryeministrit i konfirmuan mbrëmjen e sotme agjencisë NOA se kryeministri ka kërkuar nga Policia e Shtetit që nga Komisariati nr 3 të lirohen katër të dyshuarit për mashtrim publik,

Për kryeministrin Berisha, këto postera “në fakt nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj kryeministrit, por ishin thjeshtë përsëritja e radhës së sindromit obsesiv mortor të skenaristit të tyre z.Edi Rama që ushqen dhe ngushëllon veten e tij duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”.

Posterat “vdekjendjellëse” ishin përgatitur dhe më tej shpërndarë dje, nga disa të rinj në Tiranë, duke vënë në shënjestër të tyre, kryeministrin e vendit.

Policia e Tiranës nisi një hetim për ngjarjen, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit. Burime zyrtare nga Komisariati nr 3 i Policisë së kryeqytetit, i konfirmuan agjencisë NOA se u shoqëruan pesë djem, të cilët u përballën paraprakisht me akuzën për veprën penale të “Mashtrimit me publikun”.

Duket se organizatore e kësaj nisme është një shoqatë, Forumi Rinia Aktive.

Gerardo Durda i cili ka humbur vëllanë në Gërdec, Arlind Kote dhe Dritan Broka, anëtarë të Forumit Rinia Aktive, (Dritani, kryetar i FRA) janë tre të shoqëruar si dhe dy djem të tjerë të shoqëruar.

Në poster, përmbajtja e tyre ishte: “Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e z.Sali Berisha. – Njoftimi nga familja. – Autorët e vdekjes: Viktimat e Gërdecit, Minatorët e Bulqizës, etj.”.

Mesa duket kjo është një mënyrë simbolike proteste, por që gjithsesi, duke përdorur terma vdekjendjellës, nuk përbëjnë mënyrë të hijshme të protestave.

Burimet policore thanë se janë duke hetuar dhe për studiot që prodhojnë të tilla postera që për nga përmbajtja përbëjnë vepër të dënueshme penale.

a.y/e.t/NOA

KOMENTE
  • tirana00:25 - 18 Gusht 2011
    po ska faj edi rama e ka zer tymi dhe sheh ebderra te bukura per karrieren e tij vdekjen e saliut qe te behet kryeminister haaaaaaa cfar injoranti ne krye te ps.