Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izrael, atentat terrorist ndaj autobusit me turistë, 6 të vdekur
English

Izrael, atentat terrorist ndaj autobusit me turistë, 6 të vdekur

Tel Aviv, 18 gusht 2011, NOA – Të paktën 6 të vdekur është bilanci i atentatit terrorist ndaj një autobusi me turistë i drejtuar për në qendrën turistike të Detit të Kuq. Mes të vdekurve numërohen të paktën dy agresorë dhe disa prej pasagjerëve që udhëtonin në autobus.

Mediat lokale raportojnë se autobusi u godit me granatë-hedhëse në jug të Izraelit, dhe menjëherë më pas u ndoq nga një konflikt me armë mes terroristëve dhe forcave të sigurisë izraelite.

Një zëdhënës i ushtrisë bëri me dije se u regjistruan dy sulme kundër një autobusi të një linje udhëtimesh pak kilometra nga Eilat në detin e Kuq.

Mediat informojnë se numërohen të paktën tre episode atentatesh të ndodhura sotjug të Izraelit, jo larg nga gadishulli egjiptian i Sinait, ku së fundmi ka shpërthyer një konflikt me armë mes forcave të sigurisë izraelite dhe agresorëve.

Situata në zonën e atentatit mbetet ende e paqartë, kur raportohen edhe përleshje të armatosura mes agresorëve dhe forcave të sigurisë në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Ndërkohë mësohet se një zonë e tërë është izoluar dhe rrethuar nga forcat izraelite.

Më herët u raportua se trupat izraelite ishin vënë në ndjekje të një grupi të përbërë nga tre persona të gjithë të veshur në blu që ndodheshin në bordin e një makine.

Por, siç raportojnë mediat lokale nuk përjashtohet fakti se sulmet ndaj autobusit u drejtuan nga më shumë se një grup terrorist.

Autobusi i parë i sulmuar sot, ku një person mbeti i vdekur po udhëtonte nga Beersheva për në Eilat, dhe në bordin e tij ndodheshin edhe disa ushtarë të liruar nga detyra.

mit/NOA

KOMENTE