English

Lady Gaga, sirenë dhe skena seksi me klipin e ri (Foto)

SHBA, 18 gusht, NOA – Këngëtarja e njohur Lady Gaga edhe me klipin e saj më të ri ka vendosur të befasojë shikuesit. Në videon e këngës “You and I”, Gaga shfaqet gjysëm nudo dhe simbolizon një sirenë.

Detajet e kripit për sirenën janë mbresëlënëse. Gjithë pjesa e poshtme e trupit është e ngjashme me një peshk, ndërsa dhe në fytyrë ka shenja të ngjashme.

Ndërkohë që në video nuk mungojnë dhe skenat seksi. Po nuk është erosi qëllimi i videos. Në gjithë këngët e saj Gaga nuk e ka pasur problem të dalë e zhveshur. Videoja krijoj një lloj gjendje ankthi. Me flokë jeshile, me takat tmerrësisht të larta dhe me sfond gri, kënga të jep përshtypjen e të jetuari në një kohë fantazmash.

Megjithatë ky është stili i Lady Gaga. Këngëtarja edhe këtë herë befason, madje edhe duke imituar legjendën e sirenës që bie në dashuri.

a.k/NOA

KOMENTE