Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Negociatat me minatorët, ja memorandumi i hartuar nga ACR
English

Negociatat me minatorët, ja memorandumi i hartuar nga ACR

Tiranë, 18 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Kompania private që ka marrë në përdorim minierën e Bulqizës pas largimit të italianëve të DARFO, ka përgatitur një memorandum që kërkon të nënshkruhet mes saj dhe minatorëve që vijojnë prej 25 ditësh një grevë urie, rreth 800 metra nën tokë.

një prononcim që bëri sot administratori i ACR, z.Giga Bedineishvili tha: “ACR ka përgatitur draft memorandumin e mirëkuptimit, te cilin ia kemi dërguar minatorëve. Unë jam gati ne çdo kohe te vije ne Bulqizë për te nënshkruar memorandumin me Këshillin e përfaqësimit te punëtorëve te ACR ne minierën e Bulqizës”.

Ky Memorandum Mirëkuptimi gjendet i plotë më poshtë, sigurisht ende i panënshkruar nga palët:

"ALBANIAN CHROME" Sh.P.K., një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e krijuar sipas ligjeve shqiptare, me vendimin Nr 23729, datë 05/05/2000 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me Nr.NIPT K11613001M, me Seli të ndodhur ne adresën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Nr. 5, "Sky Tower", Kati 6/4, Tiranë, Shqipëri, më poshtë referuar si "ARC", përfaqësuar nga administratori Z. George BEDINEISHVILI

DHE

Një Këshill Përfaqësimi të Punëtorëve të ACR në Minierën e Bulqizës i përbërë nga Sadik Kamishi, Tush Asllani, Shukri Çupi, Fiqiri Shkina, Afrim Disha, referuar më poshtë si "Këshilli"

Neni 1

Fushëveprimi i Memorandumit

Qëllimi i Memorandumit është për t'i dhënë fund grevës dhe grevës së urisë që vazhdon në nivelin e 14-të të Minierës Bulqizës, si dhe në objektet e tjera të kësaj Miniere duke nënshkruar këtë memorandum mirëkuptimi dhe duke u angazhuar për të zbatuar plotësisht dhe siç duhet përcaktimet dhe kushtet e parashikuara në nenet në vijim.

Neni 2

Ligji i zbatueshëm

Përcaktimet dhe kushtet e parashikuara në këtë memorandum do të kenë epërsi ndaj përcaktimeve dhe kushteve të tjera ligjore të parashikuara në ligjin Shqiptar brenda kufijve të paraparë me ligj.

Memorandumi do të rregullohet dhe do t’i nënshtrohet vetëm legjislacionit Shqiptar, duke përjashtuar dispozitat e tij në konfliktin e normave.

Neni 3

Kohëzgjatja e Memorandumit

Ky Memorandum do të jetë në fuqi për një periudhë të pacaktuar kohore duke filluar nga data __ Gusht 2011.

Duke filluar nga data e hyrjes në fuqi e këtij Memorandumit, të gjitha kontratat e mëparshme, ose çështjet për të cilat është rënë dakord midis palëve do të shfuqizohen me përjashtim të kontratave individuale të punës.

Memorandumi pushon automatikisht çdo efekt ligjor të tij, me nënshkrimin e kontratës së re kolektive që do të lidhet midis ACR dhe Sindikatës së Re të Minatorëve të Minierës Bulqizë që do të krijohet në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi.

Neni 4

Të drejtat dhe detyrimet

ACR pajtohet për të përmbushur kërkesën e punonjësve për të rritur pagat e tyre bruto me 20%, duke filluar nga data e nënshkrimit të këtij Memorandumi.

ACR pajtohet për të bërë transparent nivelin dhe progresin e investimeve të parashikuara në Kontratën e Koncesionit sipas marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje të plotë me Kontratën e Koncesionit, amendamentet e saj dhe ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

ACR pajtohet për të përmirësuar kushtet e punës të të punësuarve në përgjithësi, duke përfshirë sigurinë në përputhje me të gjitha standardet ligjore të parashikuara në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë, përfshirë zbatimin e rregullave te normimit dhe kronometrimit në përputhje të plotë me kushtet teknike dhe rregulloren e sigurimit teknik për mbrojtjen në punë, brenda kufijve të burimeve të saj në dispozicion dhe duke pasur parasysh siç duhet afatet e nevojshme teknike për të zbatuar të gjitha masat e nevojshme.

ACR pajtohet të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme, duke përfshirë një zyrë për Sindikatën e Re të Minatorëve të Minierës Bulqizë që do të krijohet sipas përcaktimeve të parapara në këtë Memorandum dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Këshilli dhe të gjithë punonjësit që pranojnë të përfitojnë nga përcaktimet dhe kushtet e parashikuara në këtë Memorandum marrin përsipër detyrimin që të fillojë menjëherë punën dhe të lirojnë të gjitha objektet e minierës dhe t’i vënë ato në dispozicion të përfaqësuesve të ACR dhe stafit tjetër administrativ.

Këshilli dhe të gjithë punonjësit që pranojnë të përfitojnë nga përcaktimet dhe kushtet e parashikuara në këtë Memorandum marrin përsipër detyrimin që të mos përfshihen në asnjë veprim dhune apo çdo veprim apo mosveprim tjetër që dëmton interesat e ligjshme ACR-së.

Këshilli dhe të gjithë punonjësit që pranojnë të përfitojnë nga përcaktimet dhe kushtet e parashikuara në këtë Memorandum bien dakord për të marrë përsipër Detyrim për Paqe Absolute kundrejt ACR siç parashikohet në Nenin 169 të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë. Detyrimi për Paqe Absolute do të pranohet edhe në kontratën e re kolektive që do të arrihet siç është paraparë në bazë të këtij Memorandumi.

Këshilli dhe të punësuarit e përfaqësuar rregullisht duke përfshirë edhe ata që zgjedhin të përfitojnë nga kushtet e parashikuara në këtë Memorandum marrin përsipër detyrimin për të filluar procedurat për të krijuar një Sindikatë të Re të Punëtorëve të Minierës Bulqizë në përputhje me ligjin dhe të angazhohen të zhvillojnë vetëm marrëdhënie Paqësore dhe mirëkuptimi me ACR, si dhe në përputhje me ligjin.

Këshilli ka për detyrë që t’i vëri në dispozicion ACR para nënshkrimit të këtij Memorandumi një akt përfaqësimi të rregullt ligjërisht dhe një listë përkatëse të punonjësve që përfaqëson, listë kjo e nënshkruar nga secili prej tyre përpara një noteri publik. Lista e punonjësve që pranojnë të përfaqësohen nga Këshilli do të jetë pjesë përbërëse e këtij Memorandumi.

Neni 5

Bërë në Tiranë më __ Gusht 2011 në dy kopje origjinale, në gjuhën angleze dhe shqipe, të gjitha tekstet janë njëlloj të barasvlershme. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin e dispozitave të Memorandumit, teksti në anglisht do të ketë epërsi.

Të dyja palët kanë lexuar dhe kuptuar të gjitha përcaktimet dhe kushtet e parashikuara në këtë Memorandum dhe të bien dakord për të nënshkruar atë me vullnetin e tyre të lirë.

Në emër të ACR-së Në emër të Këshillit

Administrator/Anëtarët e Këshillit

George Bedineishvili - Sadik Kamishi

Tush Asllani

Shukri Cupi

Fiqiri Shkina

Afrim Disha

KOMENTE