Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis Hagë procesi kundër Ramush Haradinajt dhe bashkëpuntorëve
English

Nis Hagë procesi kundër Ramush Haradinajt dhe bashkëpuntorëve

Hagë, (Hollandë), 18 gusht, NOA - Në Tribunalin e Hagës fillon sot përsëritja e procesit kundër ish - kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët akuzohen për krime lufte kundër serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve në rrethinën e Deçanit në vitin 1998.

Fjalët hyrëse do të prezantojnë sot të dy palët - aktakuza dhe mbrojtja. Së bashku me Haradinajn akuzohen edhe Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Në prill të vitit 2008 Ramush Haradinaj dhe Balaj janë shpallur të pafajshëm, ndërsa Brahimaj është dënuar për krime. Përsëritja e procesit mbahet me shpjegimin se në procesin e parë nuk janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët relevantë. Dyshohet se këta dëshmitarë do të paraqiten edhe në këtë proces. Në procesin e parë të filluar në vitin 2007, prokuroria ka nxjerrë mbi 80 dëshmitarë kundër të akuzuarve. Ndërsa dy persona kanë refuzuar paraqitjen në këtë proces.

NOA/DV

KOMENTE
  • Ilir Mavrici09:07 - 18 Gusht 2011
    kan luftuar per çlirimin e kosoves te pa fajshem