Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një tjetër rrugë për Edi Ramën
English

Një tjetër rrugë për Edi Ramën

Nga Armand Shkullaku

Opozita shqiptare, ende e lodhur pas betejës së fundit të zgjedhjeve lokale, do të nisë shumë shpejt një kurs të ri politik. Këtë e lajmëroi një ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste, në një koment të shkurtër për të përditshmet e Tiranës. Pas një tërheqjeje të shkurtër, Edi Rama u shfaq për të hedhur në tregun politik disa prej pikave të asaj që, me sa duket, do të jetë strategjia e tij e re për t’u përballur me kundërshtarin në zgjedhjet e vitit 2013. Një opozitë e përgjegjshme, pjesëmarrëse në Kuvend, e distancuar qartë prej protestave të dhunshme, komunikuese me qytetarët dhe e përqendruar në krijimin e një alternative qeverisëse. Këto ishin linjat e kursit të ri të lajmëruar nga Rama, të vendosura në një tekst ku shkëlqente mungesa e toneve agresive, akuzat dhe gjuha militare e muajve të shkuar. Pra, Edi Rama ka lëshuar një sinjal të qartë se ka vendosur të ndryshojë, të zgjedhë një tjetër rrugë, për të provuar edhe një herë të mundë Sali Berishën.

Kreu socialist mund të jetë i sinqertë në këtë përpjekje të re. Ai vërtet beson se një opozitë konstruktive dhe jo bojkotuese, një opozitë institucionale dhe jo e dhunshme, ka më shumë shanse të shtojë numrin e shqiptarëve që votojnë për të. Ndoshta dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit e kanë bindur për këtë dhe ai po tenton të ndryshojë kursin opozitar. Problemi i vetëm që ka Edi Rama në këtë shndërrim është se (bazuar në përvojën e tij politike) ai e mendon atë si një taktikë elektorale dhe jo si model, si filozofi, si bosht themelor rreth të cilit të ndërtojë besimin e parimeve të veta politike dhe të grupit që drejton. Kursin e ri politik Rama e sheh si një prej varianteve që mund të përdorë për të ardhur në pushtet dhe jo si një platformë ku të mbështesë realisht aksionin e tij politik. Mjeshtër par exellence i përdorimit të imazhit publik, të fasadës atraktive për markenting të ngushtë politik, Edi Rama është sot viktimë e krijimit të tij. Prej ditës kur mori drejtimin e Partisë Socialiste e deri tani ai nuk ka mundur ta kapërcejë ylberin që do ta shndërronte në një lider. Aksioni i tij politik nuk shkon dot përtej imazhit, karizmës, taktikave apo intrigave të vogla, sloganeve populiste, betejave që i nis me bujë e zhurmë e i mbyll me bisht ndër shalë. I ngjizur si politikan prej epshit të imazheve, Edi Rama nuk ka pasur kohë, mundësi dhe ndoshta aftësi të krijojë një thelb të vetin, një model politik, të cilit t’i qëndronte besnik, pavarësisht rezultateve zgjedhore. Në vijimësi të konstruktit të tij politik, imazh atraktiv dhe politikan atipik, Edi Rama u përpoq fillimisht të krijonte profilin e një politikani modern, europian, larg gjuhës së urrejtjes dhe i hapur për bashkëpunim. Të shumtë ishin ata që besuan në këtë model, veçanërisht pas kthimit të LSI-së në koalicionin e majtë në zgjedhjet e vitit 2007. Por shumë shpejt u pa se nuk bëhej fjalë për një filozofi politike, por thjesht për një taktikë elektorale. Rama e nxori LSI-në jashtë koalicionit, ngushtoi ndjeshëm demokracinë e brendshme në PS ku gjenin hapësirë vetëm imituesit e tij, u afrua me Berishën për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, i detyroi aleatët e tjerë historikë të pranonin diktatin e më të madhit dhe në një kohë rekord rrafshoi gjithë trashëgiminë pozitive që Fatos Nano kishte lënë të paktën deri në vitin 2002, duke krijuar kështu një hibrid të një modeli politik berishian, të veshur me gjuhën moderne të dialogut me Shqipërinë, të bashkëpunimit përtej së majtës e të djathtës etj. Pas humbjes në vitin 2009, Rama e hodhi edhe këtë veshje moderne duke adaptuar plotësisht modelin e Sali Berishës. Nuk dha dorëheqjen pas humbjes, caktoi Maqo Lakrorin si rival në një garë qesharake dhe diskredituese brenda PS, shmangu dhe izoloi mendimin ndryshe në PS, e nxori opozitën në rrugë dhe radikalizoi në ekstrem situatën politike në Shqipëri. Me një sjellje, gjuhë, madje dhe mbështetës të njëjtë me ato të viteve të errëta të opozitës së Sali Berishës, Rama u përpoq të kopjojë dhe të bëjë të vetin modelin e kryetarit të PD-së. Por, siç ndodh rëndom, njerëzit nuk kanë pse zgjedhin kopjen kur në treg kanë origjinalin me të njëjtin çmim. Në zgjedhjet e 8 majit, koalicioni i majtë mori më pak vota se ai i djathtë dhe sikur të mos ishin ato 10 votat epike, Rama do të kishte përjetuar kapitullimin e plotë politik. Ai nuk bindi dot as me modelin e dhunshëm opozitar, sepse në thelb edhe atë model ai nuk arriti ta ndërtonte dot. Donte thjesht ta përdorte dhe jo t’i besonte deri në fund. Tani Edi Rama po kërkon të bëjë një opozitë tjetër, pjesëmarrëse dhe paqësore. Është e drejta e tij për sa kohë populli opozitar i ka besuar drejtimin. Vetëm se për t’i bindur qytetarët që ta votojnë si kryeministër të ardhshëm, ai duhet të tregojë se beson te kjo ndërmarrje e re. Këtë duhet ta bëjë me veprime, jo me fjalime, me aksione të qarta dhe jo me kronika e shkrime të porositura. Rama duhet të ndërtojë modelin dhe filozofinë e vet politike, sepse duke u sjellë nga modeli “Nano” tek ai “Berisha” apo anasjelltas, sigurisht që mbetet në treg, por nuk sjell asgjë të re veç karikaturës së lidershipit 20-vjeçar shqiptar. Edi Rama ka provuar t’i imitojë të dyja këto modele dhe ka dështuar. Tani i duhet vërtet të shpikë diçka të jashtëzakonshme për të pasur edhe ai më në fund identitet politik, një identitet që për shkak të tij po i mungon krejt opozitës.

KOMENTE