English

Superkupa: Kaos në stadiumin e Korçës, lojtarët e Tiranës nuk futen në fushë

Korçë, 18 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Situatë kaotike momentalisht në stadiumin e Korçës ku nuk po fillon ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana.

Bashkëpunëtori i agjencisë NOA raporton se ndeshja nuk ka filluar. Kjo ka ardhur pasi shumë tifozë të ekipit të Tiranës janë penguar që të futen në stadium.

Në këto momente, lojtarët e ekipit të Tiranës refuzojnë të futen në fushë për të nisur ndeshja finale që duhet të shpallë kampionin e Superkupës së Shqipërisë.

Vijon...

KOMENTE