Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urdhri i Infermierit: Nuk ka asnjë infermier pa arsimin përkatës në QSUT
English

Urdhri i Infermierit: Nuk ka asnjë infermier pa arsimin përkatës në QSUT

Tiranë, 18 gusht, NOA - Mëse 92% e infermierëve në rang vendi, rezultojnë të regjistruar deri tani në Regjistrin Elektronik dhe Profesional për të gjithë infermierët e Shqipërisë.

Shifra komunikohet nga vetë presidenti i këtij institucioni, Sabri Skënderi, sipas të cilit, “kjo u bë e mundur falë disa urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë si Urdhri nr. 82, datë 15/02/2010; Urdhri nr. 510, datë 22/09/2010; dhe Urdhri 514, datë 23/09/210, drejtuar të gjithave institucioneve shëndetësore për zbatimin e Ligjit të UISH si dhe për bashkëpunimin dhe rritjen e cilësisë së kujdeseve infermierore, ngritjen e Task-Forc-ës në nivel institucional dhe në nivel kombëtar për kontrollin e kujdeseve infermierore dhe sjelljeve etiko-profesionale të infermierëve dhe të gjitha këto kanë dhënë rezultatet e veta”.

“Por ne kërkojmë të shkojmë drejt zbatimit 100% të ligjit. Dhe këta 8% infermierë të paregjistruar deri tani, janë si neglizhencë e disa drejtuesve institucionesh në qarqe të ndryshme, por dhe në disa institucione të tjera ku punojnë infermierë që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes apo Ministrisë së Drejtësisë”, pohon ai.

Duke shtuar se bashkëpunimi i UISH-së me ministrinë e Shëndetësisë dy vitet e fundit ka qenë jo vetëm institucional por dhe shumë bashkëpunues e frutdhënës.

“Pa këtë bashkëpunim nuk do të mund të ishte ngritur e të funksiononte institucioni i Urdhrit të Infermierit”, sqaron Skënderi.

Duke vijuar më tej se falë këtij bashkëpunimi, është rritur edhe numri i infermierëve me shkollë të lartë në institucionet shëndetësore i cili tashmë e kalon masën mbi 55%.

“Nuk kemi asnjë infermier pa arsimin përkatës në QSUT dhe po punojmë së bashku me MSH që dhe në ato institucione shëndetësore periferike ku ka një numër të kufizuar infermieresh pa arsimin përkatës, t’i arsimojmë e kualifikojmë ose t’i zëvendësojmë me persona të arsimuar.

Gjithashtu, po bashkëpunojmë me MSH për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për infermierët si dhe për sigurimin e të gjithë bazës medikamentoze dhe materiale që iu duhet atyre për realizimin e misionit të tyre. Mungesa e këtyre materialeve dhe medikamenteve shpesh ka ardhur nga mos menaxhimi i mirë i drejtorive të këtyre institucioneve të buxheteve përkatëse”, vijon kreu i UISH-së.

Në fund, ai pohon se “UISH po bashkëpunon me ministrinë e Shëndetësisë për kualifikimin dhe edukimin në vazhdim të infermierëve për të ofruar një shërbim infermieror cilësor, detyrim ky për të gjitha institucionet shëndetësore në vend”.

n.e/NOA

KOMENTE