Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspertët: Nuk përjashtohet kriza ekonomike
English

Ekspertët: Nuk përjashtohet kriza ekonomike

Tiranë, 19 gusht, NOA - Nuk është rasti te flasim për një krize te modelit grek në ekonominë shqiptare, por ekspertët e fushës nuk e përjashtojnë praninë e saj ne vend.

Zef Preçi, i cili drejton Qendrën për Studime Ekonomike, thotë se si pasojë, vendi do te ketë ritme më të ulëta të rritjes ekonomike, krahasuar me dy vite më parë. “Sinteza e ndikimit të krizës, mbetet ngadalësimi i rritjes ekonomike brenda vendit”, thotë ai.

Përfaqësuesi i konfindustrisë shqiptare Gjergj Buxhuku, liston disa sektorë të prekur rëndë nga kriza. “Industria e ndërtimit dhe të gjitha industritë që prodhojnë materiale ndërtimi, janë të prekura rëndë nga pasojat e krizës”, shprehet Buxhuku.

Por, Preçi thotë se është rasti për të shfrytëzuar shanset pozitive që mund të prodhojë vetë kriza. “Në rastin tonë, unë nuk shoh ngjashmëri nga pikëpamja e strukturës ekonomike të vendit tonë në vendet përreth. Kjo bën që efektet e krizës të jenë kontroverse, për shembull, Shqipëria ka vite, që një pjesë të konsiderueshme të tokës bujqësore e ka djegë. Një aspekt pozitiv i krizës do të ishte kthimi i vëmendjes në shfrytëzimin e këtij aseti të rëndësishëm, për zhvillim, për mbajtjen gjallë të frymës të një pjese të shoqërisë, por edhe për prodhimin e brendshëm për treg”, thotë Preçi. Në një mendje është edhe zoti Buxhuku, kur thotë se është momenti të evidentohen sektorët konkurrues, jo vetëm në ekonominë vendase, por edhe në atë rajonale e evropiane.

“Ka ardhur momenti që të kemi një ristrukturim të ekonomisë shqiptare. Këta sektorë të cilët nuk janë efektivë afatgjatë, duhet të reduktojnë prodhimin e tyre, duhet të orientohen në burimet dhe kapitalet drejt sektorëve të ekonomisë, të cilët janë më fitimprurëse. Ekonomia shqiptare i ka të gjitha mundësitë që përfundimisht të jetë pjesë përbërëse organike e ekonomisë evropiane”, bën të ditur ai. Edhe këtë vit, Qeveria e Shqipërisë hartoi një plan masash për të reduktuar efektet e krizës globale.

Preçi i cilëson si masa të domosdoshme të ndërmarra nga qeveria, që konsistojnë në shkurtim të shpenzimeve dhe kontroll të borxhit publik.

“Italia apo Greqia mund t’ia lejojnë vetes luksin që të kenë një borxh shumë më të madh se kapaciteti, sepse kanë një fuqi reaguese dhe kanë mbështetjen e Bankës Qendrore Evropiane dhe Bashkimit Evropian, gjë që nuk është në rastin e Shqipërisë. Shqipëria do të detyrohet të kontrollojë shpenzimet publike për të parandaluar rritjen e borxhit publik”, shprehet ai.

Por, Buxhuku ofron një qasje tjetër ndaj masave te ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ai thotë se ato dëshmojnë frikë ndaj situatës dhe janë më shume të imponuara nga institucionet financiare ndërkombëtare, siç është FMN-ja.

Sipas tij, nuk ka arsye të reduktohen investimet në një kohë kur vendi ka nevojë të zhvillohet.

“Ne kemi rajone të tëra të Shqipërisë, të cilat praktikisht, janë jashtë tregut për shkak të infrastrukturës. Pra, nuk mundemi ne tej mase të kufizojmë shpenzimet qeveritare, sidomos investimet me karakter publik, për arsye se ne në këtë mënyrë do të bllokonim zhvillimin e ekonomisë shqiptare, për të cilën po punojmë të gjithë, dhe shpresojmë të gjithë. Dhe, detyrimisht ne duhet t’i kryejmë disa investime, qoftë edhe në shpinën e një borxhi që do të jetë edhe më i rritur, sepse ne i kemi të gjitha mundësitë për ta kthyer këtë borxh”, deklaron Buxhuku.

Situata ekonomike në Shqipëri ka qenë shpesh temë për debat mes pozitës dhe opozitës. Pozita thotë se po zbaton politika që garantojnë stabilitet makroekonomik, ndërsa opozita akuzon shpesh qeverinë për rritje të borxhit dhe deficitit buxhetor, e për pasojë, vënie të vendit në vështirësi të mëdha ekonomike.

NOA/RFE

KOMENTE