English

“Jeruzalemi” i Montefiore - jetëshkrimi i një mrekullie

Nga Steve Royston

Problemi me historinë është me shumë se kaq. Aq shumë sa shumica prej nesh nuk mund ta kuptojë edhe po të kishte dy jetë. Sa më shumë që të zbuloni, më shumë akoma do të kërkoni për të zbuluar. Historia vjen në të gjitha format dhe madhësitë. Analiza për periudha të shkurtra kohore bazohen për shembull në “Anglinë Tudor”, luftën Civile Amerikane, ose inkuizicionit Spanjoll. Ose udhëtimeve ndër shekuj dhe madje edhe mijëvjeçarëve. Perëndimi dhe rënia e Perandorisë Romake, e historianit Gibbon. Historia e Julius Norwich e Bizantit, Historia e Winston Churchill e të popujve anglishtfolës. “Dy feta yndyrë” dhe rrëfimet gjithëpërfshirëse do na krijojnë probleme, në qoftë se ne nxjerrim mësime të rëndësishme prej tyre. Historianët, që gërmojnë thellë nëpër libra, në veçanti në një periudhë që na çon në përfundime që duken të lehta në kontekst por që krijojnë rreziqe. Dhe ata që na paraqesin një “spastrim të madh” të historisë, na paraqesin një ikonë të madhe, por shpesh nuk na japin dëshmi, me të cilat mund të na lejohet të nxjerrim konkluzionet tona. Në shkollë, në Angli, shumicës prej nesh na është dhënë një “spastrim i madh”. Kemi mësuar rreth historinë së vendit tonë, duke u bazuar në informacionet pas pushtimit romak. Ne mësuam rreth mbretërve dhe mbretëreshave, gjeneralëve dhe luftërave, fituesve dhe humbësve. Por ne përparuam në drejtim të së tashmes, mësuam mjaftueshëm për historinë sociale të Britanisë, për të kuptuar arsyet e luftërave, zhvillimet sociale dhe se si Britania e Madhe “u shndërrua” nga të qenit një ekonomi bujqësore në një perandori të pushtetshme industriale, që arriti kulmin e saj pesëdhjetë vjet para lindjes sime. Të gjitha historitë e tjera që mësova ishin me zgjedhje dhe jo me detyrim.

Si një klasicist, fokusi im ishte tërhequr në mënyrë të pashmangshme drejt Lindjes së Mesme. Së pari, kundrejt Grekëve, Romakëve, Persëve dhe Kartagjenasve. Dhe me kalimin e kohës, Bizantit, Partët, arabët, mongolët dhe turqit. Dhe sa më shumë lexoja, aq më pak dija. Por, pika qendrore e referimit në shumicën e historisë së rajonit, ishte e fokusuar gjithmonë në një qytet të veçantë. As Kajro, as Kostandinopojës as, Bagdadi por Jerusalemi. Një qytet që s’kam vizituar kurrë, por një emër që është rrënjosur thellë, si në kulturën Perëndimore ashtu dhe të Lindjes së Mesme. Unë u rrita duke mësuar për Jerusalemin nga Bibla, nga mësuesit dhe nga qindra predikime në kishë. Unë dëgjoja muzikë fetare në të cilat Jerusalemi ishte ”epiqendra” dramatike.

E njëjta gjë ndodhte edhe në veprat e Bach, Handel dhe Vivaldi. Dhe pasi mësoje edhe më shumë për historinë e qytetit, dukej se edhe atje ku ngjarjet e tejkalonin atë, ai ende kishte gravitetin e vet, që tërhiqte ngadalë vëmendjen e botës. Disa vjet më parë, unë bisedova me një koleg amerikan në Riad në lidhje me Konfliktin arab-izraelit. Unë shpejt zbulova se, si shumë nga shokët e tij, të kuptuarit rreth origjinës së konfliktit ishin sa për të thënë, hollësira. Pra, unë përgjigjen e mora nëpërmjet deklaratës se Balfour-it, emigracionit hebre të shekullit të XX-të dhe shpronësimit të një numri të madh arabësh palestinezë, të asaj që konsiderohet të jetë e drejta e tyre e lindjes.

I “vetëkënaqur” sepse unë besoja se njohuritë e mia ishte superiore ndaj njohurive të tij. Por gjatë dy muajve të fundit unë kam qenë duke lexuar Jerusalemin (librin) - Biografia, një histori e qytetit nga Simon Sebag Montefiore. Dhe arrita në konkluzionin se sa arrogant isha, kur besova se njohuritë e mia të “varfra” më dhanë një lloj pushtet intelektualo- superior mbi kolegun tim. Por libri i Sebag Montefiore më la të kuptoj se sa pak dija, duke mos shtuar edhe mungesën e njohurive në rolin kryesor të Jerusalemit në formimin e civilizimeve dominuese.

Në anën e pasme të kopertinës është bërë një deklaratë që thotë se “Historia e Jerusalemit është Historia e Botës”. Ndoshta indianët dhe kinezët mund të lutem që ta ndryshojnë, por për një numër arsyesh të ndryshme, ju nuk do ta keni të vështirë gjetjen e hebrenjve, Krishterëve dhe myslimanëve, të cilët do të pajtoheshin me këtë ndjenjë.

Libri fillon me një”marrëveshje” të vogël Kananeane, evidentuar rreth 2000 para erës sonë. Ajo gjurmon zhvillimin e qytetit si kryeqyteti i mbretit David, vendndodhjen e Tempullit të Solomonit, tempullit të Herodit dhe ciklin e shkatërrimit dhe rilindjen që arriti kulmin në shkatërrimin e qytetit nga ana e një gjenerali romak, që më vonë do të bëhej perandor, Titi në 70 pas Krishtit. Zgjidhja ose marrëveshja, skllavërimi, shpërndarja, rikthimit dhe në fund diaspora, që shpërndau hebrenjtë në skajet e tokës. Pas një periudhe pasive dhe rindërtimit të qyteti sipas modelit të lashtë romak nga Perandori Adrian, Jerusalemi u gjend përsëri si shtëpia shpirtërore e të krishterëve të perandorisë romake, të konvertuar rishtas. Dhe së shpejti pas “përkuljes” në pushtet vetëm në Mekë dhe Medine dhe më vonë si një qytet i shenjtë për perandorinë e re myslimane, themeluar nga pasardhësit e Profeti Muhamed.

Gjatë gjithë kësaj kohe, hebrenjtë ne të gjithë botën vajtonin për humbjen e të Shenjtit dhe të Shenjtëve dhe dëshironin pa masë rikthimin e tyre. Tregimin më pas na çon nëpër periudha të pushteteve të krishtera, myslimane dhe çifute. Episode të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellët midis besimeve, luftërave të egra brenda besimeve, veçanërisht kur të krishterët kërkonin Kishën e Varrit të Shenjtë. Perandorët bizantinë, kalifët Abasit dhe Fatimid, sulltanët mamlukët, kalifët osmane, Britaniket, mbretërit Hashemite dhe më në fund shteti triumfuese i Izraelit, të gjithë ndikuan mbi këtë qytet që mijëra vjet, nga shkatërrimi i Qytetit të Herodit. Të gjithë krijuan e të gjithë shkatërruan .

Është e vështirë për të gjetur heronj në librin e Sebag Montefiore-së. Ai portretizon protagonistët e Jerusalemit si krijesa të kohës së tyre. Mizorë, të korruptuar, ambicioze dhe të pabesë, por shpesh “të lartë në mendje” dhe kurajoze. “Figura” me cilësi që i admirojnë, të tilla si Salaudini, një njeri i gatshëm për të ndaluar ciklin e therjes që filloi në kryqëzatën e parë; por në të njëjtën kohë i gatshëm e i përgatitur për të prerë kokat dhe kryqëzuar ata që shkelë ne kodin e tij morale e personal. Në fakt cikli pafund i shkatërrimit dhe dhunës me bënë të “mallkoj” në një mënyrë, ringjalljen e qytetit Adrian, dhe uroj të kishin vuajtur fatin e Kartagjenasve të lashtë ; vreshta rrushi të mbjella me kripë, dhe fushat të mbushura me qeramikë të thyer, si e vetmja provë fizike të një qytetërimi dikur të madh.

Vihet në dukje duke u bazuar edhe në histori se, sundimtarët dhe banorët e qytetit ishin të padenjë për një vend të shenjtë që mbante në vete kaq shumë besime. Kaq shumë njerëz të pushtetshëm kërkuar një pjesë të Jerusalemit dhe përfunduan duke u degraduar nga pronësinë e tyre , madje edhe në ditët e sotme vlen e njëjta gjë. Sikur Perëndia i kishte ndëshkuar ata për (sakrilegjin) ambicien e tyre. Me siguri, do të ishte më mirë që Jerusalemi të kishte mbetur një qyteti i madhërishëm vetë m në mendjet tona.

Më mirë një entitet i papeshë që formohet mbi kërkesat e tyre shpirtërore dhe besimeve që do ta mbajë atë shenjtë, sesa një pjesë e gjakosur e pasurive të patundshme që shërben si një magnet fanatikë sh që përdorin fenë sipas ambicieve të tyre, si një rrugë legjitime për të arritur tek zoti dhe duket se synon me ngutësi ardhjen e versionin të tyre të Armagedonit (zgjidhje përfundimtare). Aspekti trishtuar i historisë së kohëve të fundit të Jerusalemit është se “bllokimi” i pranishëm, në qoftë se do ti besonim Simon Sebag Montefiore, mund të kishte shmangur një numër të madh rastesh, që nga “strehimi”, që janë parë gjerësisht si të pranueshme, por prapë janë refuzuar nga agjentët e pushtetit të asaj kohe.

Që nga fundi i Luftës së Parë Botërore e tutje, udhëheqës të palëkundur nga te dyja anët , sionistë dhe palestinezë arabë kanë refuzuar zgjidhje politike, gjë e cila mund të kishte kursyer shumë gjakun e derdhur gjatë shekullit të kaluar dhe qe është ende duke u derdhur sot. Në të njëjtën kohë, librin me shtyn për ta vizituar këtë qytet, edhe pse pres të tronditem dhe të zhgënjehem, si shumë vizitorë të tjerë para meje. Por, si ka mundësi që një njeri të mund të vizitojë Romën dhe Stambollin por jo Jerusalemin?

Jerusalem - Biografia është një punë bindëse dhe shkencore nga një autor, të cilit paraardhësit e tij hebre e kanë informuar në mënyrë të paanshme rreth historisë 4000-vjeçare të Jerusalemit. Ashtu si Peter Ackroyd në Londër - Një biografi, e qytetin tim të ndriçuar, ashtu si edhe “korrja” Simon Sebag Montefiores ka pasuruar njohuritë e mia “të varfra”, rreth historisë se Lindjes së Mesme.

*Marrë nga “The voice of the Middle East”

KOMENTE