English

Jessica Alba, vajza e dytë dhe filmi i ri

Nju Jork, 19 Gusht NOA - Ka qenë një javë tepër impenjuese në shtëpinë e Jessica Alba dhe e bashkëshortit të saj Cash Warren dhe sigurisht do të jetë akoma më keq ditët në vazhdim.

Alba ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, Haven Garner Warren dhe ditën e nesërme në sallat e kinemave në SHBA do të dalë filmi i saj i ri “Spy Kids: All the Time in the World 4D”.

Aktorja ka dhënë njoftimin e lindjes së vajzës nëpërmjet profilit të saj në Facebook.

“Motra e madhe Honor është shumë entuziaste për pjesëtaren më të re të familjes sonë”,- shkroi Alba.

r.b/NOA

KOMENTE